Pothuajse dy muaj pas lançimit të versionit 3.5, krijuesi Linus Torvalds zbuloi të dielën versionin e ri të Linux kernel. Ndoshta një nga karakteristikat e reja më të rëndësishme në këtë
version është “gjumi hibrid“ (hybrid sleep), një opsion që është ofruar
prej kohësh nga Windows-i i Microsoft-it. “Ndryshimet në Linux 3.6 përbëjnë një listë të gjatë. Nuk ka pasur
shumë të tilla në aspektin e arkitekturës apo sitemit të folderave, por
ato konsistojnë më tepër në detaje të vogla si dhe rregullimet e
gabimeve që ndodhnin më parë”, -u shpreh Torvalds.
Më poshtë po ju paraqesim shkurtimisht të rejat më interesante:
1. Hybrid Sleep (gjumi hibrid) – ofron një kombinim mes gjendjes së gjumit të thjeshtë (sleep mode) dhe gjumit të gjatë (hibernation), prandaj njihet me emrin “Hybrid Sleep”.
Avantazhi është se pasi ky opsion është i aktivizuar, është shumë e lehtë për ta rifutur në punë kompjuterin dhe në rast se ndodh ndërprerje e energjie elektrike, të dhënat nuk humbasin (pasi përmbajtja e RAM-it kopjohet më parë në HDD).
2. “TCP Fast Open” – është një karakteristikë e zhvilluar nga Google që ndihmon në procesin e vendosjes së lidhjes TCP, duke e bërë atë më të shpejtë.
Në Linux 3.6 ky opsion suportohet nga ana e klientit (client side), ndërsa suporti nga ana e serverit pritet të realizohet më vonë. Rezultatet janë të dukshme: rritje e shpejtësisë së ngarkimit të faqeve më popullore me 4 – 41%.
3. Drajvera më të mirë – versioni i ri sjell përditësime të drajverave si dhe suport më të mirë për harduerin. Kësaj herë, janë bërë përmirësime në drajverat e Sony-t dhe Apple.
4. Menaxhim i përmirësuar i kujtesës – këtu përfshihet një opsion i ri që lejon bashkimin e read-ahead IOPS (input/output operations per second) duke ulur konsumimin e CPU-së.

0 comments:
Post a Comment