Interneti është bërë një mjet aq i rëndësishëm i jetës sonë të përditshme, saqë shumica e njerëzve nuk mund ta imagjinojnë jetën pa të. Por ndërsa rrjetet shoqërore, si Facebook dhe Twitter, u kanë krijuar përdoruesve aftësi më të mëdha për të komunikuar me një audiencë më të gjerë, rekrutët e punësimit thonë se Interneti mund të dëmtojë gjithashtu mundësitë e tyre për të gjetur, e disa raste, edhe për të mbajtur vendin e punës.
Nga rilidhja me miqtë e vjetër deri në gjetjen e një pune, rrjetet shoqërore në Internet kanë revolucionarizuar mënyrën se si njerëzit komunikojnë me njeri tjetrin. Por shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm rreth pasojave negative të shkëmbimit të informacioneve, veçanërisht adoleshentët. Eksperti i sigurisë së Internetit, Rik Ferguson, po kontrollon profilin e një studenti në Facebook për të parë nëse ekziston ndonjë rrezik i mundshëm.
“Kjo është me siguri një fotografi që mund të paragjykojë mundësitë në një intervistë”.
Për Benin, një student që në këtë fotografi duket deri diku i dehur, ajo është bërë një mësim i rëndësishëm rreth privacisë.
“Njerëzit mund të marrin informacionin tënd, mund të shikojnë bisedat e tua si dhe fotografitë. Edhe nëse dua ta zhduk një fotografi, dikush mund ta ketë kopjuar atë pa dijeninë time”.
Por edhe përdoruesit e mirëfilltë të teknologjisë së Internetit mund të harrojnë se çdo gjë e publikuar në të mund ta dëmtojë atë më vonë.
Në Massachusetts, mësuesja June Siple, humbi punën pasi publikoi në Facebook komente negative rreth nxënësve të saj.
“Një ditë isha tepër e pakënaqur dhe mendova se po lidhesha vetëm me miqtë e mi. Ishte një budallallëk, sepse unë e njoh teknologjinë dhe duhet të isha treguar më e kujdeshme. Pra me pak fjalë ishte një gabim prej budallai”.
Rik Ferguson thotë se çështja e privacisë nuk është e kufizuar vetën në Internet.
“Edhe atë që ne e konsiderojmë komunikim të privilegjuar, komunikimi mes dy njerzve, edhe dërgimi i fotografive dhe mesazheve nëpërmjet telefonit celular, nuk duhet konsideruar më komunikim privat sepse bisedat tani, ndryshe nga e kaluara, qëndrojnë në sistem përgjithmonë”.
Me që informacioni në Internet mund të qëndrojë aty për vite me radhë, ekspertët thonë se përpjekjet për zhdukjen e të dhënave personale mund të ngjallin dyshime.
Rekrutuesi i punësismit, Phil Lane, thotë se shumë punëdhënës shikojnë për një vazhdimësi të të dhënave personale të një individi.
“Njerëzit duhet të sigurohen se të dhënat e tyre personale nuk ndyshojnë. Për shembull nëse ata kanë kualifikime të ndryshme dhe organizata të ndryshme në profile të ndryshme në Internet, si rekrutues unë do ta vija këtë në dyshim”.
Megjithëse punëdhënësit e mundshëm mund të mos i shikojnë me sy të mirë disa fotografi apo mesazhe, rekrutuesit thonë se në disa raste, prania e plotë dhe aktive në Internet mund t’i ndihmojë disa njerëz. Për shembull, një kandidat që kërkon punë në sektorin e reklamave, mund të tregojë se ka njohuri rreth teknikave të komunikimit dhe tregëtimit nëpërmjet aktiviteteve në Internet.
Ekspertët thonë se këshilla më e mirë është që ta trajtosh çdo gjë që publikon në Internet, si diçka që e shikon gjithë bota.

0 comments:
Post a Comment