Përgjatë historisë, luftërat dhe mortajat kanë fshirë plot qytete të tëra dhe qytetërime. Çuditërisht, e njëjta gjë ndodhi me World of Warcraft kur hakerat
morën avantazh nga një “dëmtim", që iu lejoi atyre të futeshin përmes
fushave të ndryshme, duke shkatërruar çdo karakter që ata panë rrugës,
madje dhe jo lojtarë të lojës (NPC). Mijëra lojtarë thjesht ranë të vdekur, përfshirë të gjithë në
Orgrimmar dhe Stormwind, për të përmendur vetëm dy nga serverët e
prekur. Blizzard më vonë e pranoi sulmin. “Fusha të caktuara u prekën nga një
prishje në lojë, duke rezultuar me vdekjen e karaktereve dhe jo të
tillë në shumicën prej qyteteve”,- njofton Blizzard në një post në
forum.
“Kjo prishje është rregulluar tashmë, pra nuk duhet të përsëritet më. Është në rregull të vazhdoni të luani dhe të eksploroni qytetet dhe më gjerë në Azeroth.”
“Si me çdo dëmtim, ne po marrim këtë veprim përçarës shumë seriozisht dhe po hetojmë më tutje. Nëse keni ndonjë informacion për këtë incident, ju lutem na dërgoni e-mail në hacks@blizzard.com. Ju kërkojmë ndjesë për këtë shqetësim që disa prej jush patën si rezultat i këtij veprimi dhe e vlerësojmë mirëkuptimin tuaj”, thuhet mëtej në këtë post të Blizzard.
Më poshtë PCWorld sjell videon në të cilën shihet se si hakerët i mbytën personazhet e lojës World of Warcraft.

0 comments:
Post a Comment