Wi-Fi është një nga pjesët më të dobishme dhe të rëndësishme që përdoret në një kompjuter sot.
Me Wi-Fi vinë shumë mundësi por dhe kufizime siç janë shpejtësia e ngadaltë, sinjali i dobët, dhe shumë probleme tjera.
Këtu janë 10 mënyra që ju mundësojnë rifitimin e pushtetit mbi Wi-Fi-në e shtëpisë tuaj.
Përdor teknologjinë më të fundit Wi-Fi
Një nga mënyrat më të mira për t’u siguruar që rrjeti juaj është i shpejtë dhe i besueshëm është që të përdorin harduer sa më të ri.
Pajisjet Wireless A, B, dhe G janë të vjetra dhe të ngadalshme, kurse pajisjet N iu japin shpejtësinë më madhe.
Gjejeni vendin perfekt për Routerin e juaj
Routerët mund të jenë të shëmtuar, por kjo nuk do të thotë që ju duhet ti fshihni ato prapa TV.
Nëse ju doni sinjalin më të mirë, ju duhet ta vendosni atë në një vend pa pengesën e mureve dhe pengesave tjera.
Vendosni antenat vertikalisht, dhe mbajeni në një vend më lart.
Së fundi, sigurohuni që routeri është në qendër të shtëpisë tuaj, kështu që keni mbulim të mirë sinjali në të gjithë shtëpinë tuaj.
Gjejeni kanalin e duhur të Wireless
Nëse keni fqinjë, routerët e tyre mund të ndërhyjnë me tuajin dhe sinjali interferon me sinjalin e pajisjes tuaj, gjë që e degradon sinjalin që keni ju.
Routerët Wireless mund të veprojnë në një numër të kanaleve të ndryshme, dhe ju doni që routeri juaj të jetë në një kanal me ndërhyrje sa më të vogël.
Përdorni një mjet si Wi-Fi Stumbler ose Wi-Fi Analyzer për të gjetur kanalin e përsosur për pajisjen tuaj. Mund të gjeni më shumë detaje në këtë artikull Anglisht këtu.
Largoni interferencën e pajisjeve të tjera
Routerët e tjera nuk janë e vetmja gjë që mund të shkaktojë ndërhyrje. Telefonat pa tela, mikrovala, dhe shumë pajisje të tjera mund të interferojnë me sinjalin tuaj.
Blerja e një routeri “dual band” mund të ndihmojë, por ju gjithashtu mund të blini telefona pa tela me sinjal tjetër.
Nëse ju nuk dëshironi të blini pajisje të reja, ju gjithmonë mund të provoni duke lëvizur routerin tuaj më larg nga aparatet ndërhyrëse.
Keni kujdes nga vjedhësit e Wi-Fi me siguri më të mirë
Edhe nëse routeri juaj ka një fjalëkalim, ai mund të jetë vërtetë i lehtë që të thyhet.
Ka mënyra të lehta për të gjetur nëse dikush po e vjedh Wi-Fi-në tuaj, por gjëja më e mirë që mund të bëni është që vetëm të bllokoni ato pajisje me siguri më të mirë.
Përdorimi i një fjalëkalimi WPA është absolutisht thelbësor, por edhe ata mund të thyhen mjaft lehtë, këtu mund të gjeni disa rekomandime për mbrojtje të përsosur.
Kontrolloni aplikacionet që përdorin shumë rrjet
Nëse dikush në shtëpinë tuaj rregullisht përdor Video Chat, luan lojëra online, shkarkon torrent, ose përdor shërbime si Netflix, rrjeti juaj mund të jetë duke punuar më ngadalë, prandaj dhe interneti punon më ngadalë për shkak të gjitha këtyre arsyeve.
Për fat të mirë, ju mund të përdorni diçka që quhet Kualiteti i Shërbimit (QoS) ose shkurt vendosja e kufijve të rrjetit.
Me QoS, ju mund të bëni prioritetizimin e aplikacioneve të caktuara (p.sh, chat) ose (video lojëra), në mënyrë që aplikacionet më të rëndësishme të marrin më shumë rrjet siç e meritojnë.
Për më shumë informacion, shikoni udhëzuesin e plotë për konfigurimin e QoS në routerin tuaj.
Rritni sinjalin e Wi-Fi me gjëra që mund ti ndërtoni vet në shtëpi
Nëse routeri juaj ende nuk do të arrijë aq larg sa ju doni, ju mund ta ndryshoni këtë me disa truqe të thjeshta.
Ju mund të përdorni një kanaçe birre të vjetër ose një sitë gatimi që të zgjeroni gamën e routerit tuaj.
Rezultatet jo domosdoshmërisht do të jenë marramendëse, por ju duhet të jeni në gjendje të shtoni distancën e sinjalit pak më shumë me këto mënyra.
Rritni sinjalin e Routerit tuaj me disa “hacks” të vogla
Një tjetër rrugë për të zgjeruar gamën e sinjalit është që në routerin tuaj të instaloni DD-WRT firmware.
Jo vetëm do të ju jap një ton karakteristikash të sigurisë të reja dhe mundësi përmirësimesh të tjera, por kjo ju jep mundësi për të rritur fuqinë tuaj të transmetimit të sinjalit.
Kjo mund të jetë e rrezikshme për routerin tuaj, por shumica e routerëve mund të përballojnë një rritje voltazhi deri në 70 MW pa shkaktuar ndonjë problem, dhe ju do të jeni në gjendje të hyni në rrjetin tuaj nga shumë më larg!
Shndërroje një router të vjetër në një Wi-Fi përsëritës
Në qoftë se ende nuk ju ndihmojnë këshillat, ju do të duhet të merrni një router të dytë për shtëpinë tuaj.
Ata nuk janë super të shtrenjtë, por nëse ju nuk dëshironi të paguani për një pajisje, mund të ktheni një router wireless të vjetër në një “extender” me “firmware” të lartpërmendur DD-WRT.
Vini re se ju nuk mund të jeni në gjendje për të marrë shpejtësinë e pajisjes së parë përmes zgjeruesit tuaj, por në qoftë se ju thjesht nuk keni sinjal Wi-Fi në skaj të shtëpisë tuaj, kjo do të merret me atë punë thjeshtë dhe lirë.
Bëje routerin që të riniset me orar
Nëse ju jeni një nga ata që duhet të rindezin routerin e tyre shpesh që të mos bie interneti, ka një zgjidhje.
Ju mund të bëni disa teste për t’u siguruar që problemi nuk është shkaktuar nga i nxehti, “firmware” i vjetër, ose shkarkimit të tepërt, por ka një mënyrë të lehtë për të zgjidhur problemin me anë të rinisjes automatike një herë në ditë apo më shumë.
Me DD-WRT mund të bëni që routeri juaj të riniset pas një kohe të caktuar. Pasi të keni mbaruar, ju nuk duhet të rinisni routerin tuaj aq shpesh.
Nëse i aplikoni këto këshilla atëherë ju do të vini re se Wi-Fi në shtëpinë tuaj bëhet më i shpejtë dhe më i besueshëm , mbi të gjitha më i sigurte se kurrë.

po une nuk kam router por modemi im hera heres a largon signal-in nga 6Mb/s ne 3Mb/s si duhet te veproj
ReplyDelete