Një monitor LED, kamerë, mikrofon, zmadhues dhe një akselerometër, të
gjitha të paketuara në një bluzë me mëngë të shkurtëra dhe të
kontrolluara përmes telefonit tuaj të zgjuar? Ky është koncepti pas TshirtOS, një platformë që vishet për
“vetëshprehje” që aktualisht ekziston vetëm si prototip. Ajo mund të
tregoj tweets, të luaj video muzikore, të bëj fotografi nga lartësia e
belit dhe t’i dërgoj ato në Instagram, dhe të zbatoj edhe shumë
funksione të tjera.
Në CuteCircuit, që doli me këtë ide në bashkëpunim me (e
paspjegueshme) Ballantine’s Whiskey, thonë se janë gati të testojnë
produktin dhe të fillojnë prodhimin e gjërë të bluzës së zgjuar nëse ka
interesim të mjaftueshëm.
Bluza ende nuk ka faqe në Kickstarter,
përshkrim definitiv të tipareve apo çmim, por duke u bazuar në historinë
e CuteCircuit dhe videon e publikuar, besojmë se TshirtOS është diçka
me tepër se një marifet marketingu për tërheqjen e adhuruesve të uiskit
të famshëm - per me shume shikoni videon.
0 comments:
Post a Comment