Win 8 shumë më i sigurt se sa Win 7

Hulumtuesit Chris Valasek (Hulumtues i lartë i Sigurimit në Coverity) dhe Tarjei Mandt (Hulumtues i lartë i dobësive në Azimuth Security) kalojnë ditën duke kërkuar mënyra për të kompromituar sigurinë në Windows. Ata janë çuna të mirë, nëse zbulojnë ndonjë problem ata e raportojnë atë, në vend se t’a shfrytëzojnë për fitim të paligjshëm. Në konferencën Black Hat ata raportuan për analizën e tyre mbi nivelin e sigurisë në Windows 8.
Imtësirat e sakta për atë që ata kishin zbuluar mezi hynin brenda sferës së të kuptuarit tim. Si duket, shumë lista me lidhje të dyfishta brenda Windows 8 tani janë të mbrojtura nga “pool cookies”. Për të evituar eksploatimet që do të bëheshin me vendosjen e dhunshme të ndonjë kodi arbitrar apo ndonjë të dhëne në vende ku nuk duhet të jetë, Windows 8 bën vendosje rasti për shpërndarjen e kujtesës dhe shton “guard pages” sipas nevojës. Kështu diçka.

Në mesin e slajdeve të mbushura me kode dhe detaje të thella, Valasek dhe Mandt shfaqën edhe dy të tjera që çdokush mund t’i kuptonte. Kolona për Windows Vista ishte e tëra me të kuqe, do të thotë jo i sigurt. Windows 7 ishte afër, me vetëm disa katrorë të gjelbër. Dhe natyrisht, Windows 8 shfaqej me një kolonë katrorësh tërësisht të gjelbër. Ekspert apo jo, të gjithë e dimë se gjelbër është mirë.
Në të vërtetë, Windows 8 nuk është i përkryer. Valasek dhe Mandt paraqitën një varg shtigjesh të mundshme të cilat hakerët mendohet se mund t’i eksploatojnë. Por si tha Valasek, kjo do të jetë shumë e vështirë, dhe vetëm ata më të aftë do të jenë afër eksploatimit të disa të dobësive të imta që mbeten.