Apple ka njoftuar se ka suspenduar aplikacionit YouTube për versionin
më të fundit beta të iOS 6 dhe e tëra kjo nuk ka ngjarë rastësisht. Marrëveshja për licensim që Google “ka mbaruar, por përdoruesit ende
mund ta përdorin YouTube në aplikacionin për Ueb të Safarit.”
Ndërmarrja, e pranoi se Google “është duke punuar” në një version tjetër
– duke nënkuptuar një aplikacion të ndarë që do të duhet të mbijetojë
përgjatë procesit të njëjtë të aprovimit për prani në dyqanin App Store
ngjashëm si Google Drive, Gmail për iOS dhe aplikacionet e tjera. Është interesant që është thënë se aplikacioni YouTube “do të mbetet
në iOS 5 dhe më të vjetër” dhe kjo përfshinë iPhone, iPod touch dhe
iPad. Është e qartë që një numër i përdoruesve do të përfundojnë në
muajt në vijim duke e blerë pajisjen me iOS 6, që pritet të lëshohet
gjatë vjeshtës së këtij viti, por kjo e lë të hapur pyetjen për
përshtatshmëri – a do të mund të instalohet aplikacioni YouTube për iOS 6
edhe në iOS 5 dhe versione më të vjetra të iOS-it?
Duke i marrë parasysh të gjitha gjërat, kjo paraqet një gjë të mirë
për konsumatorët. Kjo natyrisht paraqet një tjetër lojë nga Apple për të
larguar veten nga sistemi më i madh operativ për celularë, po kjo
poashtu ja ofron ndërmarrjes Google mundësinë që të ri-paramendojë
aplikacionin YouTube dhe ndoshta edhe ta dizajnojë atë për të paraqitur
një përvojë të shkëlqyer në celularë përgjatë shtytjes madhore për
përmbajtjen origjinale të ndërmarrjes. Apple nuk deshi të komentojë për gjendjen e aplikacionit të ri
YouTube, e as kur është paraqitur për aprovim, por e dimë se 12 shtatori
po afrohet.
0 comments:
Post a Comment