Ekranet e ndjeshëm në prekje nuk janë sipërfaqet ideale për t’i kryer
gjërat. Një tastierë fizike dhe një kompjuter janë mjaft të shpejt për
shumë gjëra, por është një numër i gjërave që nuk mund të bëhet nga
tastiera dhe kompjuteri, të cilat fatmirësisht mund t’i bëjë tableti dhe
smartfoni. AirDroid e mbyllë hapësirën duke ju mundësuar që të
kontrolloni pajisjen nga pothuajse çdo shfletues i Uebit. Instalimi merr disa sekonda. E tëra që duhet të bëni është të shkoni
tek një URL në shfletuesin tuaj (ashtu siç është cekur nga aplikacioni)
dhe të shkruani kodin. Sapo ta bëni këtë, ju tashmë jeni gati që të bëni
një mori gjërash mahnitëse. Vërtetë mund të befasoheni se sa mirë mund
ta menaxhoni pajisjen tuaj nga një dritare e shfletuesit – dhe ai
funksionon virtualisht në çdo sistem operativ (Windows, OS X dhe Linux). Ju madje mund të bartni dhe të ndryshoni skedarët ekzistues në
pajisjen tuaj. Nëse nuk ju pëlqen të shkruani porosi tekstuale në
Androidin tuaj,
AirDroid do t’ju mundësojë që t’i dërgoni, merrni dhe
shihni ato nga ndërfaqja e vet e bazuar në shfletues. Ky aplikacion ua mundëson që të instaloni/fshini aplikacionet, shihni
fotografitë, menaxhoni kontaktet tuaja, menaxhoni audiot dhe të shihni
video. Me disa pajisje ju madje mund të kontrolloni ekranin e Androidit,
të merrni pamje, ose të bëni një inçizim. Është një aplikacion falas,
mjaft i kuptueshëm dhe vepron sigurtë.
0 comments:
Post a Comment