Google ka një reputacion si një ndërmarrje mjaft inovative, por
në fakt kjo ndërmarrje ka mjaft sukses për shkak të blerjeve që ka bërë
gjatë viteve të fundit. Sa i përket blerjes së fundit të Motorolas nga
Google, nëse mendoni rreth rrjedhës për fitimet në të ardhmen, blerja e
YouTube ishte vërtetë e mahnitshme. Kështu, Google e bleu fituesin në
një treg i cili kryeson dhe ka mundësuar ngritjen e mëtejshme të këtij
kryesuesi pa pazarllëqe. YouTube do të jetë dhurata që do të mundësojë të hyra për vite të
shumta. Ngjashëm, Android për momentin duket si një blerje e shkëlqyer
që Google e ka marrë nga para-lëshimi, i cili paraqet sistemin e
dytë operativ në pesë vitet e fundit. S’ka dyshim se blerja prej 12.5 miliardë dollarësh e Motorolas nga
Google do të jetë mbase edhe blerja më e madhe që është bërë ndonjëherë –
më tepër se katërfish në krahasim me udhëheqësin e kaluar DoubleClick,
sa i përket blerjes.
Dihet gjithashtu që Google ka shpenzuar më tepër se 10.2 miliardë
dollarë për të blerë gati 200 ndërmarrje që kur ishte bërë
ndërmarrje publike në vitin 2004. Google në parim bleu AdSense, që
paraqet platformën për pagim të kërkimeve që e bëri atë një shtëpi të
fuqishme financiare, nga Applied Semantics, në vitin 2003. Me 70 miliardë dollarë pasuri, ndërmarrja ka shfrytëzuar modelin e
zgjerimit të biznesit përgjatë blerjeve më tepër se një herë. Radhitja e
mëposhtme paraqet listën e top 10 blerjeve më të mëdha të Google
në vlerë monetare:
Motorola Mobility (2012)
Google ka përmbushur blerjen e prodhuesit të telefonit celular,
Motorola Mobility, për 12.5 miliardë dollarë në një marrëveshje të tërë
në para të gatshme. Google bleu Motorola Mobility për 40 dollarë për
aksion në para të gatshme. Kjo paraqet marrëveshjen më të madhe që
ka nënshkruar Google në historinë e vet 14 vjeçare. Këto dy ndërmarrje
lajmëruan arritjen e një marrëveshjeje rreth nëntë muaj më parë.
Ndërmarrja Google me blerjen e Motorola Mobility Holdings ka marrë më
tepër 17,000 patenta. Duke i pasur të drejtat për këto patenta,
ato ndërmarrjes Google dhe prodhuesve mobilë të cilët mbështeten
në softuerin Android do t’ju ofrojnë armë të vlefshme në një garë me
armatosje intelektuale me ndërmarrjen Apple, Microsoft dhe gjigantët
tjerë teknologjik.
DoubleClick (2008)
Google bleu ofruesin e shërbimeve të reklamimit online për 3.2
miliardë dollarë për të ndihmuar në ofrimin e reklamave
multimediale më dinamike, përveç lidhjeve (ang. links) të
shkurta tekstuale që paraqiten afër rezultateve të kërkimit. Blerja
e DoubleClick e lëshoi ndërmarrjen Google në një biznes rreth dukjes së
reklamave. Google mburret që është duke i marrë 2.5 miliardë
dollarë gjatë vitit nga paraqitja, por rreth 1 miliard dollarë tek
kjo është nga YouTube. Blerja e DoubleClick ishte një gjë shumë më e
shpejt dhe më e lehtë se sa ndërtimi i një biznesi të paraqitjes nga
zeroja.
YouTube (2006)
Duket si një gjë mjaft e thjeshtë, por Google bleu portalin e
videove në vitin 2009, ishte një rrezik i madh: YouTube ishte mbushur me
përmbajtje e cila ishte ngarkuar nga përdoruesit pa leje dhe kështu
Google u ballafaqua me procese gjyqësore miliarda dollarëshe.
Blerja prej 1.76 miliard dollarësh nga Google e YouTube ishte si
një lloj basti. Google me shkathtësi negocioi kontrata me poseduesit e
përmbajtjes dhe institucionalizoi një rregull të arsyeshëm të shuarjes
dhe si rezultat YouTube lulëzoi – analistët vlerësojnë që ky portal tani
është fitimprurës dhe sjell më tepër se 1 miliard dollarë në vit.
AdMob (2010)
AdMob ishte blerë në vitin 2009 teksa Google kërkonte një zgjerim të
biznesit të reklamimit në celularë të bazuar në Ueb apo brenda
aplikacioneve. Google pagoi 681 milionë dollarë në aksione për të blerë
këtë shërbim që ofron reklama në një lëvizje për të shtyrë përpara këtë
treg i cili rritet shpejt. Sidoqoftë, ekzekutivët e AdMob janë larguar –
duke përfshirë ish-shefin ekzekutiv, Omar Hamoui – dhe burimet
kanë thënë që integrimi nuk po shkon edhe aq mirë.
ITA Travel Services (2011)
Një ndërmarrje e specializuar për informacionet rreth fluturimeve u
ble nga Google në vitin 2010 si një rrugë për të ofruar shërbime
informuese rreth udhëtimeve “në-shtëpi” si çmimet e fluturimit dhe
marrëveshjet e ofruara nga linja ajrore. Blerja prej 676 milionë
dollarësh e këtij ndjekësi të udhëtimeve në linja ajrore ndihmoi
që Google të futet në tregun online të udhëtimeve, megjithëse duhej të
bënte lëshime të mëdha në mënyrë që të pastronte pengesat nga
rregullatorët. Oferta morri ankesa nga sfiduesit të cilët mbështeten në
shërbimin e ITA-së, por furnizuesit me këto informacione e aprovuan atë
me disa kushtëzime.
Postini Email Security Services (2007)
Google bleu ndërmarrjen për siguri të emailit për 546 milionë dollarë
për të forcuar sigurinë dhe produktet e ngarkesave që ju ofron
bizneseve. Google bleu këtë ndërmarrje në qershorin e vitit 2007 dhe
ndërlidhi shërbimet e veta për email, si bllokim të spamit dhe arkivimin
në Gmail për përdoruesit e biznesit.
Slide Social Gaming (2010)
Kur Google filloi të zhvillojë vegla alternative për rrjetet sociale
dhe aplikacione mobile për të garuar me Facebook, ndërmarrja bleu
Slide.com, në vitin 20010, që paraqet një zhvillues të aplikacioneve për
rrjete sociale, për 182 milionë dollarë. Sidoqoftë, Slide ende vepron
si një qenësi e ndarë brenda Google dhe nuk duket se kontribuon aq
shumë në Google+, që paraqet nismën e re sociale të ndërmarrjes
Google.
Widevine Technologies (2010)
Google pagoi 158 milionë dollarë para të gatshme për këtë softuer
ofrues të menaxhimit të të drejtave digjitale, të cilin Google e përdori
për të siguruar përmbajtjen online të videove.
On2 Video Compression (2010)
Google pagoi 123 milionë dollarë për On2, një ofrues ky i
teknologjisë së shndërrimit të videove digjitale, për të ndihmuar
në shkurtimin e shpenzimeve të benduidthit në YouTube. Verën e kaluar,
Google njoftoi që do të bënte kodekun VP8 të videove me burim të hapur,
të cilin e fitoi me On2 dhe e riemëroi si WebM. Google që atëherë është
përpjekur që të shtyjë WebM si një zëvendësim për H.264, që është një
standard shumë më gjerë i përdorur për videot në Ueb.
dMarc (2006)
Kjo paraqet një gabim: në vitin 2006, Google bleu dMarc Broadcasting
dhe inkorporoi ndërmarrjen në programin e vet AdWords, duke zgjeruar
arritjen e vet reklamuese në industrinë e transmetimit në radio. Google
pagoi 102 milionë dollarë për këtë platformë për vendosje automatike të
reklamave në radio dhe ofroi një garanci të madhe prej 1.1 miliard
dollarësh duke u bazuar në funksionim. Por biznesi kurrë nuk u zhvillua
dhe Google ndali programin në mesin e vitit 2009.
Applied Semantics (Adsense)
Ju mund të mendoni që Android ose YouTube janë blerjet më të mira të
të gjitha kohërave të cilat i ka realizuar Google, por nga një
këndvështrim ROI (Rikthim në Investime) është vështirë të mposhtet
Applied Semantics, që ndërtoi AdSense – platformën e pagimit për
reklamat në kërkime që është ende përgjegjëse për shumicën e të hyrave
për ndërmarrjen Google.
0 comments:
Post a Comment