YouTube ka prezantuar mjetin e ri për të bërë të turbullta fytyrat në video, në mënyrë që të ruhet privatësia dhe anonimiteti.
Ky opsion hyn në funksion dy muaj pasi faqja lansoi kanalin e saj të të drejtave të njeriut (YouTube’s Human Rights channel).
Për të turbulluar fytyrat në një video, mjafton thjeshtë të shkoni
tek Video Enhancements dhe të klikoni Blur Faces. Videon e modifikuar
mund ta shihni para se ta publikoni dhe më pas mund të fshini
origjinalen duke mbajtur atë të modifikuarën.
Në rast se mjeti modifikues nuk arrin të njohë fytyrat për shkak të
ndriqimit të pakët në video, cilësisë së ulët etj, mund ta publikoni
videon tuaj si private për të mos cënuar privatësinë e personave që
shfaqen në të.
YouTube po luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në
shpërndarjen e lajmeve online në të gjithë botën dhe kompania mendon se
kjo karakteristikë e re do t’i inkurajoj njerëzit që të ngarkojnë më
shumë video, pa u përfshirë në akuza për shkelje privatësie. YouTube e
sheh këtë veçori të re edhe si një alternativë për të mbrojtur të
drejtat e të protestuesve, përkrahësve të ndryshëm dhe fëmijëve në mbarë
botën.
0 comments:
Post a Comment