Mozilla ka paraqitur versionin e ri të shfletuesit Firefox me një
veçori të re për të enkriptuar vetvetiu të gjitha kërkimet në Google.
Gjëja më e theksuar e përfshirë në Firefox 14 të ri, tani në
dispozicion për shkarkim, është HTTPS Google Search, një veçori kjo që
mbronë përdoruesit nga reklamuesit dhe ata që grumbullojnë të dhëna nga
përdoruesit ose ndryshojnë dhe censurojnë rezultate të caktuara të
kërkimit.
"Kërkimet ‘Encrypting our user’ është hapi jonë i ardhshëm për t’jua
mundësuar përdoruesve një kontroll më të mirë mbi të dhënat e tyre
online. Mundësimi i HTTPS për kërkimet në Google ndihmon përdoruesit e
Firefox në arritjen e një kontrolli më të mirë rreth atyre që i shohin
gjërat që ata (përdoruesit) i kërkojnë – pyetësorët që janë shpesh të
ndjeshëm. Ne jemi të ngazëllyer të shohim këtë përmirësim në lëshimet
tona të ardhshme tani që ne, me ndihmën e Google, kemi qenë në gjendje
t’iu ofrojmë përdoruesve tonë një kërkim të sigurt dhe të përgjegjshëm
në siguri," shpjegoi Mozilla.
Google për momentin është makina e vetme e kërkimit përmes së cilës
Firefox u mundëson përdoruesve të bëjnë kërkime private, por Mozilla
thotë që në të ardhmen planifikon të mbështesë makina shtesë të kërkimit
me këtë veçori.
Përveç kërkimit HTTPS në Google, Firefox 14 do ta bëjë më të lehtë që
të shihet identiteti i një Ueb faqeje duke ndryshuar rrugën që ikona në
të majtë të URL-së paraqitet. Ky ndryshim është si përgjigje e
drejtpërdrejt ndaj faqeve mashtruese.
0 comments:
Post a Comment