Windows 8 lansohet me 26 tetor dhe pa gadgets

Më në fund erdhi edhe lajmi zyrtar, Microsoft do ta lansoj versionin e ri të sistemit të vet operativ Windows 8 më 26 tetor. Fillimisht kompania kishte njoftuar se do ta lansoj versionin Windows RT për prodhuesit në muajin gusht, kurse versionin për konsumatorë në muajin tetor. Menaxheri i komunikimit të Microsoft, Brandon LeBlanc, postoi datat e lansimit në blogun zyrtar të Microsoft. Me lansimin e Windows 8 vihen shumë gjëra në rrezik për Microsoft dhe biznesin e kompjuterëve, e cila gjithmonë e më shumë po orientohet drejt pajisjeve të ndjeshme në prekje. Për konsumatorët avansimi në Windows 8 është një shpenzim relativisht i ulët, të paktën për ata që do të shfrytëzojnë ofertën për azhurnim të Microsoft prej 40 dollarësh të lansuar para pak ditësh.

Gjithashtu, tetorin e kaluar, Gadgets të Windows u menduan se do të ishin të pranishme edhe në Windows 8, kur Microsoft bëri prezantimin e vet për Windows Live Gallery me qëllim "fokusimin në mundësitë e mëdha që ofron versioni i ri i sistemit operativ Windows". Por edhe pse Microsoft nuk i përkrahë më këto Gadgets të koduara në HTML, ato janë të përshtatshme me Windows 8 Consumer dhe Release Preview. A do të thotë kjo se megjithatë Microsoft ka vendosur t'i mbajë ato? Sipas një Ueb faqeje kineze Win8China, nuk ka shenja të Gadgets në versionit e fundit Preview të Windows 8. Edhe pse është ende vetëm një spekulim i pakonfirmuar, ka mundësi që të jetë i vertetë, duke konsideruar edhe faktin që prej Windows Vista, prania e tyre ka qenë shumë e kufizuar. Tani që me aplikacionet e tipit Metro Style sistemi ka mundësi të prodhojë aplikacione me të njëjtin funksionalitet duke përdorur vetëm HTML 5 dhe CSS3, nuk ka shumë vend për t'i mbajtur ato në funksion.