Will Powell është ai që bëri realitet diçka që shumë prej nesh do ta mendonin thjeshtë si një film fantashkencë. Ai ka krijuar një palë syze të cilat mund të përkthejnë me titra gjuhët e huaja pothuajse në të njëjtën kohë. Ashtu siç shohim filmat e huaj me titra dhe kuptojmë gjithçka,
imagjinoni sikur të jeni duke folur me një person të huaj, secili të
fliste gjuhën e tij dhe përmes këtyre syzeve që të dy të kuptonit
njëri-tjetrin. Një palë syze të quajtura Vuzix Star 1200, lidhen me dy Raspberry
Pi-s dhe marrin të dhëna përmes Bluetooth. Poashtu, ato përmbajnë edhe
një mikrofon i cili ka aftësinë e eliminimit të zhurmave gjatë
regjistrimit. Zëri i regjistruar transmetohet më pas nga pajisja tek një
server, e nga ky i fundit në rrjet ku bëhet diktimi i bisedës përmes
Microsoft Translation API. Mesazhi i përkthyer rikthehet në rrjet, më
pas kalon tek Raspberry Pi dhe shfaqet në syze si tekst.
0 comments:
Post a Comment