Verizon paraqet FiOS, Internetin 300Mbps

A ju kujtohet shpejtësia e dikurshme e Internetit prej 56KBps, që ishtë më e shpejta në atë kohë? Interneti në dekadat e fundit ka evoluar shumë dhe bashkë me të edhe ofruesi i shërbimeve Verizon, i cili prezantoi shërbimin e vet më të ri FiOS Quantum, që sjell shpejtësi marramendëse të Internetit (deri në 300Mbps) shkarkim dhe (deri në 65Mbps) ngarkim, me një çmim prej 210 dollarësh në muaj, ose 205 dollarë nëqoftëse abonoheni për një kontratë dy vjeçare. Bob Mudgem, president i departamentit të marketingut në Verizon, deklaroi "Kemi arritur një revolucion në shpejtësi. Shpejtësia e re FiOS, ju sjell mundësi të reja dhe shumë të mira, dhe njëkohësisht paraqet shpejtësinë më të madhe të Internetit për shërbimin familjar në dekadën e fundit." Kontratat tjera përfshijnë 3/1Mbps
(shkarkim/ngarkim) për 60$/65$; 15/5Mbps për 70$/65$, 20/25Mbps për 80$/75$; 75/35Mbps për 90$/85$ dhe 150/65Mbps për 100$/95$. Verizon gjithashtu ofron shërbim të trefishtë (TV, telefoni, Internet) si dhe atë të dyfishtë (TV, Internet) me çmime të ndryshme për klientët e rinj dhe ata ekzistues. Për të konceptuar shpejtësinë e re të Verizon, ajo thotë se duhen 1.4 sekonda për të shkarkuar 10 këngë (nga 50 MB secila) me shpejtësinë 300Mbps, 2.7 sekonda në 150Mbps, 5.3 sekonda në 75Mbps, 8 sekonda në 50Mbps dhe 26.7 sekonda në 15Mbps. Për të shkarkuar një film 5GB ose ngarkim të 200 fotove (250MB secila), do të duheshin 2.2 minuta e 31 sekonda. Më poshtë mund ta shihni një dallim në mes të shpejtësisë të sotme dhe asaj që ofron Verizon.