Në garën për të ndërtuar kompjuterin më të shpejtë në botë, Amerika është rikthyer në vendin e parë. Gjatë të hënës, një super-kompjuter i dizajnuar nga IBM për Administratën Kombëtare për Siguri Nukleare (NNSA),
zuri vendin e parë në listën e Top 500 super-kompjuterëve, listë kjo që
publikohet dy herë në vit, e që vlerëson 500 kompjuterët më të shpejtë
në planet. Është hera e parë që Shtetet e Bashkuara kanë zënë vendin e parë në listë që nga nëntori i vitit 2009. Super-kompjuteri fitues quhet Sequoia dhe është i vendosur në Laboratorin Kombëtar Lawrence Livermore, në Livermore të Kalifornisë. Sequoia
do të përdoret për të ndërtuar modele të ndërlikuara që jua mundësojnë
shkencëtarëve të testojnë rezervat kombëtare të armëve bërthamore pa
pasur nevojë të bëhen testime në botën reale.
Pra, sa është i shpejtë ky kompjuter? Sipas Laboratorit Kombëtar Lawrence Livermore, 6.7 miliardë njerëzve do t’ju nevojitej të punonin me kalkulatorë të dorës për 320 vite për të kryer llogaritjen e njëjtë që Sequoia do të mund të kryente vetëm në një orë. Dhe BBC gjithashtu raporton që ky kompjuter është për 273,930 herë më i shpejtë se kompjuteri më i shpejtë i vitit 1993
Në listën e mëposhtme mund ti shihni 10 kompjuterët më të shpejtë.
0 comments:
Post a Comment