Para disa ditësh, rreth 3,000 Ueb faqe të rëndësishme përfshirë Google,
Facebook, YouTube dhe Yahoo, si dhe ofruesit kryesor të shërbimeve të
Internetit kanë filluar përkrahjen e tyre për IPv6. Asgjë nuk ndodhi. Ose mbase duhet të thuhet që asgjë e keqe nuk ndodhi, e që në fakt kjo është një gjë e mirë. Bota shpejt po largohet nga adresat e vjetra IPv4, me pothuajse 3.7
miliardë lëshime. Janë dy rrugëdalje: 1) ndërlikimi i mëtejmë i Uebit
duke radhitur grupet e serverëve Network Address
Translation (NAT) që i ngadalësojnë gjërat, që ngadalëson lidhjet e
brendshme si VoIP dhe dërrmojnë shërbimet e mira dhe të këqija, ose 2)
kalimi në IPv6 me adresat 128-bit që do të mundsonte dhënien e një
adrese IPv6 jo vetëm çdo personi dhe pajisjeje, por çdo “çorape”, duke
mundësuar komunikimin me qindra miliarda pajisje. Po çorapët që zhduken
në tharëse?
Dhe kjo është gjoja ajo që ka ndodhur të mërkurën përveç që rreth 80
për qind e Internetit vazhdon ta ketë IPv4, dhe do të jetë vazhdoj të
jetë kështu derisa tepër faqe dhe ofrues të shërbimeve kalojnë në IPv6
dhe ruterë të tjerë shiten me përkrahje për IPv6. Derisa disa ruterë për
shtëpi kanë pasur mundësi me vite për IPv6, shumica nuk e kanë,
kështuqë fushatat e reklamave na nxisin të blejmë gjëra të reja. Por as IPv6 nuk do të mund t’i kapë keqbërësit, pasiqë ata duket të jenë gjithmonë një hap para teknologjisë.
0 comments:
Post a Comment