Udhëzues për zhvillim të aplikacioneve për iOS

Apple është duke provuar më të mirën e mundshme, që ta bëjë sa më të lehtë për zhvilluesit që të futen në fushën e zhvillimit për iOS – deri më tani burimet e tyre për zhvillues obligonin përdoruesit që të qasen në portalin e zhvilluesit.
Tani çdokush mund të marrë një ide se çfarë përfshihet në zhvillimin e iOS vetëm duke u qasur në “Start Developing iOS Apps Today”, pa pasur nevojë që të bëhet regjistrimi. Ky udhëzues ofron këshilla të plota rreth veglave të nevojshme për zhvillim të aplikacioneve për iOS, instalim, detyrat thelbësore, regjistrimi i zhvilluesit etj. “Krijimi i aplikacioneve për iOS është argëtim që shpërblehet, dhe nëse jeni një zhvillues i ri ju mund të hamendeni se ku të filloni.
Kjo hartë rrugore ofron nismën e përkryer për zhvillimin e aplikacioneve për iOS. Në kompjuterin tuaj Mac, ju mund të krijoni aplikacione për iOS që funksionojnë në iPad, iPhone dhe iPod touch. Ndiqeni këtë rrugë për të mësuar se ku t’i merrni veglat që ju nevojiten, të kuptoni konceptet madhore dhe praktikat më të mira dhe të shihni se ku të gjeni më tepër informacion.” Udhëzuesi e ndan procesin e zhvillimit të aplikacionit në pesë pjesë, ku secila është e pasuruar me lidhje që dërgojnë tek burime shtesë që janë dizajnuar për të ju ndihmuar të bëheni një zhvillues që mund të dëshironi në Zyngan e ardhshme. Apple shkruan: “Përpara se të filloni të shkruani një rresht të kodit, ju duhet të bëni disa vendime kritike rreth dizajnit. Jini aq i përpiktë sa është e mundur rreth qëllimit dhe veçorive të aplikacioni tuaj. Zgjidhni llojin e modelit të të dhënave që aplikacioni juaj do t’i përdorë. Vendosni një stil të ndërfaqes së përdoruesit për aplikacionin tuaj; për shembull, a duhet të ketë një mostër me hollësi për të avansuar ose vetëm atë të një aplikacioni të dobishëm? A dëshironi që aplikacioni juaj të jetë i përgjithshëm – a është një aplikacion që funksionon në iPad, iPhone dhe iPod touch.” Ju mund të merrni hollësi të mëtutjeshme të Start Developing iOS Apps Today nga këtu.