Bota virtuale dhe e internetit, gjithmonë është përcjellur me
aktivitetet e atyre që njihen si "ruajtësit e sigurisë" dhe të atyre që
njihen si opozita e tyre, hakerët (hackers) dhe krakerët (crackers). Ne vazhdim ju sjellim 11 TOP HAKERËT që kanë shkruar historinë gjatë
disa dekadave të fundit.
1.Adrian Lamo
Adrian Lamo
-- i njohur me pseudonimin 'hakeri i pastrehë' për shkak se përdorte kafenetë,
libraritë dhe Internet kafetë si baza të tij më shumë sesa shtëpinë. Lamo u bë i famshëm për shkak se theu rrjetet e organizatave
të rëndësishme. Shumicën e kohës, ai ishte i fokusuar në testimet e depërtimit,
gjetjen e vrimave të sigurisë dhe raportimin e gjetjeve tek kompanitë.
Lamo
theu sistemin e intranetit të gazetës Nju Jork Tajms dhe shkruajti emrin e tij
në databazën e ekspertëve, si dhe i’u qas informacioneve të ndieshme përfshirë
numrat e sigurimit social. Kompanitë e tjera të hakuara nga Lamo përfshijnë: Microsoft,
Yahoo!, Bank of America, Citigroup dhe Cingular. Hakerët
e tillë zakonisht punësohen për këso lloj testimesh- por Lamo nuk ishte
punësuar. Por, pas futjes në Nju Jork Tajms, ai ishte gjobitur me 65,000
dollarë, me gjashtë muaj burg shtëpiak si dhe dy vite periudhe provuese. Lamo
tani punon si gazetar.
2.Albert Gonzalez
Albert Gonzalez ishte akuzuar si orkestruesi kryesor i
operacionit më të madh të mashtrimit në histori- vjedhjes dhe shitjes së kredit
kartelave nga viti 2005 deri më 2007 përmes infektimit të databazave
SQL. Rreth 170 milionë kartela dhe ATM janë vjedhur përmes futjes së
krimbave malinj në sistemet e korporatave.
Këta krimba ishin në gjendje të lansonin sulme ARP Spoofing- që mundësonin
vjedhjen e të dhënave të ndieshme. Gjatë operacionit, ishte raportuar se Gonzalez ka shpenzuar rreth 75,000
dollarë në një aheng të organizuar me rastin e ditëlindjes së tij, dhe
zakonisht kishte qëndruar në hotele luksoze. Në vitin 2008, ai ishte arrestuar
pasi kishte hakuar rrjetin e korporatës Dave & Buster nga një pikë shitjeje
në Nju Jork, ku ishin vjedhur afërsisht 5000 numra kredit kartelash. Gjatë
bastisjeve, autoritetet kishin sekuestruar 1.6 milionë dollarë, laptopët e tij
si dhe një pistoletë Glock. Në muajin mars të 2010, ai u dënua me 20 vjet burg.
3.David Smith
Një emër i zakonshëm, por në botën e virusëve,
Smith njihet për një arritje- lansimin e krimbit Melissa, që ishte infektimi i
parë i suksesshëm përmes emailëve. Virusi funksiononte duke i’u kërkuar marrësve të porosive që të hapnin
dokumentin me porosinë “Ja dokumenti që keni kërkuar”. Pas hapjes, virusi
shumëzohej dhe shpërndahej edhe në 50 email kontaktet e tjera të emailit të
viktimës. Sipas
deklaratave të lëshuara nga FBI, virusi Melissa kishte bërë kërdi në rrjetet e
qeverive, dhe për shumë kompani, platformat e emailëve ishin ngrirë derisa
virusi ishte futur në kontrollë për shkak të rritjes së madhe të trafikut.
Smith ishte dënuar me 20 muaj burgim, një gjobë 5,000 dollarë, dhe i është
ndaluar përdorimi i kompjuterit dhe Internetit pa autorizimin paraprak nga
organet e rendit.
4.Gary McKinnon
Gary McKinnon, nga një prokuror i Shteteve të Bashkuara
është akuzuar si “hakeri më i madh i ushtrisë i njohur ndonjëherë”. I lindur më
1966, McKinnon ishte akuzuar për hakim të sistemeve kompjuterike të NASA-s dhe
Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ai kishte deklaruar se e ka bërë një veprim të tillë për të
gjetur prova të shtypjes së energjisë së lirë si dhe për të kërkuar
informacione për aktivitetet e UFO-ve. Pasi kishte lënë një mori gjurmësh të porosive të ndyta rreth gjendjes dhe
sigurisë së sistemit, ai ishte arrestuar nga policia britanike. Megjithatë,
asnjë dëshmi nuk është zbuluar deri më tani rreth dëmtimtit të sistemeve në
fjalë. Ka kaluar më shumë se një dekadë, dhe McKinnon është ende duke refuzuar
ekstradimin në Shtetet e Bashkuara. Sipas vlerësimit të një psikologu, thuhet
se ai do të bëjë vetëvrasje nëse ekstradohet, dhe Nick Clegg raportohet të ketë
thënë: "Gary McKinnon është një djalosh i ri, dhe nuk shoh asnjë arsye pse
duhet ta dërgoni atë me mijëra kilometra larg nga shtëpia dhe të dashurit e tij
për t’u gjykuar. Nëse ai duhet përgjigjur ndonjë pyetjeje, atëherë ekziston një
argument i fuqishëm që ai duhet t’u përgjijet atyre në një gjykatë në
Britani."
5.Jonathan James
Jonathan James u bë i famshëm për shkak se ishte
adoleshenti i parë që u fut në burg për veprime ilegale kompjuterike. Në moshën
16 vjeçare, James shënjestroi organizatat e profilit të lartë përfshirë një
agjensi të Departamentit të Mbrojtjes, Agjensionin e Mbrojtjes ndaj Kërcënimeve
(DTRA) dhe NASA.
Në një intervistë, ai deklaroi: "Unë thjeshtë po shikoja vërdallë, po luaja. Ajo që unë e konsideroj si
argëtim për mua, ishte sfida për të parë se çfarë mund të nxirrja
jashtë." Por e gjitha rezultoi të ketë qenë më shumë se disa sfida të vogla. James
kishte instaluar disa përgjues në serverin e DTRA-së, që të shiqoj emaila të
ndieshëm dhe të kapë detaje të profilit të lartë, kurse në rastin e NASA-s, ai
hakoi kompjuterët dhe vodhi softuerë në vlerë prej rreth 1.7 milionë
dollarë. NASA-s,
i’u desh të fikte kompjuterët, dhe sipas Departamentit të Drejtësisë kjo kishte
shkaktuar një dëm prej 41,000 dollarësh. James i njohur si 'c0mrade' do të
ishte dënuar me minimum dhjetë vite burgim po të kishte qenë i rritur në atë
kohë. Në vend të kësaj, atij i ishte ndaluar përdorimi i kompjuterit, dhe pasi
kishte thyer rregullat e burgut shtëpiak, ai përfundoi prapa grilave për
gjashtë muaj.
6.Kevin Mitnick
Kevin Mitnick, i përshkruar nga Departamenti i Drejtësisë
së Shteteve të Bashkuara si “krimineli kompjuterik më i kërkuar në historinë e
Shteteve të Bashkuara”, ishte i njohur si hakeri me një stil të veçantë. I famshëm për gjoja qasje në sistemet e kompjuterëve të profilit të lartë
përfshirë kompanitë, Nokia, Fujitsu dhe Motorola, Mitnick u bë një lojtar i
famshëm, deri para arrestimit nga autoritetet në vitin 1995. Mitnick ishte dënuar për thyerje të rrjetit kompjuterik të Digital Equipment
Corporation si dhe vjedhje të softuerëve. Para këtij veprimi, ai gjithashtu
ishte i njohur për futje në sistemin e biletave të autobusit në LA dhe “phone
phreaking”. Ai
u shpall fajtor për disa akuza dhe u dënua me 8 muaj burg. Sot, Mitnick është
pronar i një kompanie konsulente të sigurisë dhe krijues.
7.Kevin Poulsen
Kevin Poulsen, i njohur si Dark Dante, për herë të parë
është vënë re pasi kishte hakuar lidhjet telefonike të radio stacionit KIIS-FM
nga LA, për t’u siguruar se ai do të jetë telefonuesi i 102-të për ta fituar
shpërblimin që ishte një Porsche. Megjithatë, sjelljet e tij nuk përfunduan me kaq. Ai gjithashtu riaktivizoi
numrat e vjetëruar të Yellow Pages për një shok të tij që kishte një agjensi
virtuale, dhe hakoi databazën e hetimeve federale për marrje të informacionit,
dhe ishte pagëzuar si “Hanibali i krimit kompjuterik." Ai madje u shfaq edhe në një shou televiziv të quajtur Misteret e
Pazgjidhura- dhe çuditërisht, të gjitha linjat telefonike u bllokuan në mënyrë
të misterioze. Përfundimisht,
Poulsen ishte kapur në një supermarket dhe u dënua me pesë vjet burg. Pas
vuajtjes së dënimit, Poulsen rizbuloi veten si gazetar.
8.Loyd Blankenship
Loyd Blankenship, gjithashtu i njohur si 'Mentori', ishte
anëtar i disa grupeve elite të hakerëve në vitet 1980. Grupi më i famshëm quhej
“Legjioni i Vdekjes”- një grup që luftonte kundër rivalëve “Mjeshtërit e
Mashtrimit” për mbizotërim online. Megjithatë,
Blankenship më së shumti njihet për shkrimin e librit 'Manifestimi i Hakerit”-
Ndërgjegjja e një Hakeri- që ishte shkruar pas arrestimit të tij në vitin 1986.
Libri në fjalë, ende përdoret nga hakerët edhe në ditët e sotme, dhe nga disa
konsiderohet si gurthemeli i filozofisë së hakerëve – duke treguar që
kurreshtja është krimi kryesor i hakerëve, dhe jo egoja për të thyer ligjin.
9.Robert Tappan Morris
Në vitin 1988 një virus kompjuterësh infektoi rreth 6,000 makina Unix, duke
ngadalësuar sistemet deri në atë masë saqë ishin pothuajse tëpapërdorshëm dhe
duke shkaktuar dëme me miliona dollarë. Dorasi i këtij virusi? Robert Tappan Morris. Se a ishte ky
virusi i parë i llojit të vet, kjo gjë ende mbetet diskutabile- por një gjë
është e sigurtë. Morris u bë personi i parë që u dënua sipas Aktit për Mashtrim
dhe Abuzim me Kompjuterët të vitit 1988. I biri i ish- shkencëtarit të Agjensisë Kombëtare të Sigurisë Robert Morris,
kishte koduar “krimbin Morris” gjersa ishte duke studiuar në Cornell. Ai kishte
deklaruar se krimbi nuk kishte për qëllim të shkaktonte ndonjë dëm; por qëllimi
i tij ishte 'që të masë madhësinë e Internetit'. Megjithatë,
ky arsyetim nuk i ndihmoi atij, dhe Morrisit i’u shqiptuan tre vite periudhë
provuese, 400 orë shërbim të obligueshëm ndaj komunitetit si dhe një gjobë prej
10,500 dollarësh. Pas vuajtjes së dënimit, Morris filloi punën si profesor i
shkencave kompjuterike në MIT.
10.Stephen Wozniak
I njohur si bashkëthemeluesi i Apple, Stephen "Woz"
Wozniak është pak më ndryshe nga profilet tjera të shfaqura më lartë.
Ai filloi karrierën prej hakeri me 'phone phreaking', një mënyrë e anashkalimit
të sistemit telefonik.
Si student në Universitetin e Kalifornisë, Wozniak prodhoi pajisjen “kutia
blu”, në mënyrë që kolegët e tij të mund të bënin telefonata falas në distanca
të largëta. Më
vonë ai la Universitetin për të filluar punën në dizajnimin e kompjuterëve, dhe
duke formuar kompaninë Apple së bashku me Steve Jobs. Wozniak dizajnoi
harduerin dhe softuerin për prototipet e para të Apple. Wozniak dhe Jobs shitën
kompjuterin Apple I për 666.66 dollarë.
11.Sven Jaschan
Në vitin 2004, Sven Jaschan ishte shpallur fajtor për
shkrimin e dy krimbave Netsky dhe Sasser derisa ishte ende adoleshent. Gjatë
asaj kohe, viruset ishin konsideruar përgjegjës për 70 përqind të të gjithë
krimbave malinj të pranishëm online. Me
rastin e shqiptimit të dënimit, ai ishte ende adoleshent, dhe i ishte lehtësuar
dënimi me tre vite periudhë provuese. Megjithatë, ai ishte shumë me fat- pasiqë
ishte punësuar nga një firmë e sigurisë.
0 comments:
Post a Comment