Konferenca Mbarëbotërore e Zhvilluesve (WWDC) e organizuar nga Apple,
nisi me shpalosjen e versionit të ri të sistemit operativ iOS 6 për
iPhone dhe iPad. Apple ka premtuar rreth 200 veçori të reja në këtë
version të sistemit operativ mobil, por sot gjatë fjalimit u veçuan
vetëm disa prej tyre. Qershori do të jetë muaji më i nxehtë për të
gjithë adhuruesit e smartfonëve, për shkak se Microsoft pritet të
lansoj gjeneratën e re të Windows Phone gjatë javës së ardhshme, kurse
Google me 20 qershor do të publikoj planet për versionin e ri të
Android, të koduar me emrin "Jellybean." Në mesin e azhurnimeve që
Apple ka bërë për versionin e ri të sistemit operativ, pa dyshim që bën
pjesë asistenti virtual i zërit Siri, që tanimë është edhe më i mençur
me përkrahje për sportet, filmat dhe restaurantet.
Siri, gjithashtu mund
të hapë aplikacionet, por ende nuk do të mund t'i kontrolloni këto
aplikacione të palëve të treta me zërin tuaj. Apple poashtu po
largohet nga hartat e Google, dhe po lanson aplikacionin e vet të
hartave me iOS 6. Këto harta përfshijnë informacione për bizneset
lokale, integrim me Yelp, azhurnime të trafikut në kohë reale, si dhe
navigimin. Apple gjithashtu ka shtuar integrimin e Siri në harta,
prandaj ju mund të shtroni pyetje gjatë rrugëtimit si, "A jemi afër?"
ose "Ku është pika e ardhshme e karburantit?" Këto azhurnime
sigurisht që i japin Microsoftit dhe Androidit diçka për t'u përtypur.
Derisa dy platformat konkurrente ofrojnë përkrahje për komandim me zë,
këto veçori janë dobëta në krahasim me diktimin natyral dhe
inteligjencën e Siri. Hartat e Bing të Microsoftit, sigurisht që mund të
pësojnë një riorganizim në versionin e radhës të Windows Phone, për
shkak se veçoria aktuale e navigimit është shumë e ngadaltë (duhet ta
prekni ekranin në secilën kthesë). Do ta vizitojmë këtë krahasim
më vonë gjatë këtij muaji, kur Microsoft dhe Google të shpalosin
versionet e reja të platformave të tyre respektive.
0 comments:
Post a Comment