Toshiba dëshiron që produkti i vet më i fundit Satellite U840W të
jetë notebook të cilin do ta përdorni për të shikuar filma. Për këtë
arsye kompania ka bërë këtë lëvizje të guximshme duke i dhënë ultabookut
një ekran prej 14.4 inçësh, me një format 21:9 me rezolucion 1792x768.
Toshiba gjithashtu ka shtuar bokse të cilësisë së lartë Harman/Kardon.
Fatkeqësisht, ky notebook nuk posedon lexues Blu-ray, kështuqë duhet ose
t'i shkarkoni filmat ose t'i blini DVD-të. Për një ultrabook,
Satellite U840W është shumë i hollë (20.8mm) dhe ka një kornizë elegante
prej metali. Megjithatë, nuk peshon shumë, vetëm 1.814kg. Pjesët e tij
të brendshme përfshijnë një 32GB SSD, 500GB HDD, një procesor Intel Core
Ivy Bridge dhe RAM deri në 10GB DDR3. Portet e USB janë 3.0 si dhe
gjithashtu ka dalje HDMI.
Data e daljes në treg do të jetë për Q3 2012
(Korrik - Shtator) me çmim që fillon prej 899 paund. Gjithsesi nuk
mbaron me kaq. Kompania ka qenë shumë e frymëzuar, për këtë arsye ka
nxjerrë dhe Saltellite U840 Ultrabook, një pajisje e ngjashme me
trashësi 19.9mm dhe ekran normal 14.4 inç. Kur ky produkt të dalë në
treg, gjëja më interesante do të jetë çmimi i tij, i cili fillon nga 599
paund. Është gjithashtu dhe Portege Z930, një azhurnim në fushën e
Ultrabook, ky i fundit ofron një përmirësim në jetëgjatësinë e baterisë
si dhe një ekran më të madh. Së fundmi Toshiba ka nxjerrë një PC të
kompletuar me emrin LX 830 të cilës i janë bashkëngjitur Freeview dhe
lexues Blue Ray. Do të ketë ekran 23 inç HD si dhe gjithashtu nëqoftëse
keni dëshirë, keni dhe mundësine e touchscreen.
0 comments:
Post a Comment