Google blen Meebo’n

Sot gjatë ditës është bërë publik lajmi për Google, e cila ka blerë faqen sociale për komunikim dhe shpërndarje, Meebo, ndërsa shuma e këtij transaksioni nuk është bërë e ditur. Në vitin 2005, Meebo kishte filluar të punojë si një program për komunikim në kohë reale (IM), e cila mbështeste shumë nga shërbimet e njohura si Instant Messaging, ose shkurt IM. Në listën e shërbimeve të komunikimit të ofruar nga Meebo është edhe Facebook Chat, Google Talk, CafeMom, dhe shumë të tjera. Më pas, Meebo e ka zgjeruar listën e saj të shërbimeve edhe me Meebo Bar, e cila u mundëson më shumë se 190 milionë përdoruesve të komunikojnë me miqtë e tyre në qindar uebfaqe, dhe sot ky shërbim dërgon më shumë se 90 milionë porosi gjatë ditës. Për më shumë, Meebo ka edhe aplikacionin e saj në iOS dhe Android.