LinkedIn ka nisur hetimet mbi dyshimet për vjedhje fjalëkalimesh

Rrjeti shoqëror LinkedIn tha se është duke hetuar raportet për më tepër se gjashtë milionë fjalëkalime që janë vjedhur në internet. Megjithëse LinkedIn nuk konfirmoi nëse ndonjë e dhënë e përdoruesve është hakuar ose zbuluar, hulumtuesi në ndërmarrjen britanike të sigurisë në ueb, Sophos, thotë që ata kanë arritur të konfirmojnë që një skedar i vendosur online përmban pjesërisht,”përzierje” të fjalëkalimeve të LinkedIn. Kjo është rruga e enkriptimit ose ruajtjes së fjalëkalimeve në një formë tjetër. Graham Cluely, një këshilltar nga Sophos, tha se përdoruesit në LinkedIn i ndryshojnë menjëherë fjalëkalimet e tyre. LinkedIn ka më tepër se 160 milionë anëtarë, duke përfshirë informacionin mbase edhe të besueshëm që ka të bëjë me punët që po kërkohen.
Ndërmarrjet kanë llogaritë e tyre, së bashku me individët që postojnë përmbledhje dhe informacione profesionale. Është rritur shqetësimi se janë duke e përdorur të njëjtët fjalëkalime në shumë uebfaqe, kështu që kushdo që i vjedh informacionet do të mund ta përdorte atë për t’u qasur në Gmail, Amazon, PayPal dhe llogari të tjera, - tha Cluey. Cluley tha që hakerët janë duke punar së bashku për të thyer ndërhyrjet në fjalëkalime. “Gjithçka që është publikuar deri më tani është një listë e fjalëkalimeve dhe ne nuk e dimë nëse njerëzit që e publikuan atë listë i kanë adresat e tyre me këto fjalëkalime,” - tha ai. “Por ne duhet të supozojmë se i kanë dhe me këto kombinime mund të fillojnë të kryejnë krime.” (PC World Albanian) Për të shikuar se a është  fjalëkalimi juaj i vjedhur, ju mund të klikoni këtu, kurse për ta ndryshuar fjalëkalimin tuaj në LinkedIn duhet ti ndërrmerni këta hapa:

1. Settings


2. Account



3. Change password



4. E shkruani fjalëkalimin e vjetër, pastaj shkruani fjalëkalimin e ri dhe e konfirmoni atë.