Është shënuar rekord i ri sa i përket overclock, dhe si për
befasi (në fakt jo dhe aq befasuese), procesori i AMD, FX-8150 është ai
që thyen kufizimet. Këtë herë një kompani tajvaneze (ksin) që merret me
overclock, theu rekordin e procesorit në një vlerë prej 8,805MHz
(8.8GHz), duke i’u afruar gjithmonë e më shumë 9GHz. Është gjithashtu me
rëndësi të përmendet se këto frekuenca të larta nuk janë shumë praktike
pasi nuk janë shumë të përshtatshme pa një dozë konstante LN2.
Për
të arritur nivelin e 8GHz nevojitet aftësi teknike, dhe nuk është aq e
lehtë sa të “hedhësh” LN2 dhe ta lësh me aq. Pjesa e përzgjedhur me
kujdes është gjithashtu pjesa e procesit, dhe sipas detajeve në HWBOT,
ksin e arriti këtë rekord në një pllakë amë Asus Crosshair V Formula me
4GB (2x2GB) A-Data DDR3, duke punuar në dy kanale me konfigurim
9-11-10-30, dhe me frekuencë 2,834MHz.
Duhet të përmendet se dy nga katër bërthamat e procesorit u desh të ndërpriteshin për të arritur 8.8GHz.
0 comments:
Post a Comment