Data e publikimit të inspektimit te Windows 8 do të realizohet këtë
të premte, por nëqoftëse nuk prisni dot sa të merrni versionin beta, një
version online është hedhur në treg. I vetmi problem është se imazhet
janë në gjuhën kineze, gjithsesi disa përdorues kanë bërë të mundur të
marrin pjesë të sistemit në anglisht. Kopje të Windows 8 ishin të
disponueshme në disa uebfaqe kineze, gjithashtu ThePirateBay ju lidh me
një material 3.29GB të cilin ju mund ta shkarkoni. Sipas një
screenshot të postuar nga një përdorues në një video në Winbeta.com, kjo
dalje duket se është e vërtetë, dhe ka përmirësime nga Windows 8
origjinal. Metro-styles, udhëtime dhe aplikacione sportive i janë shtuar
në sistem.
Aplikacioni i e-mail është bërë gjithashtu më i lehtë për tu
përdorur, dhe i kanë bërë ndryshime me qëllim që të jetë më i lehtë
dallimi midis atyre të shikuara dhe atyre jo. Kolonat e gjata vertikale
përfaqësojnë fotot tuaja onlinë si në Facebook, Flickr, Pictures Library
dhe SkyDrive të cilat janë zëvendësuar nga thumbnails më të vogla.
Duket gjithashtu që mund ë rregullosh sfondin nga një aplikacion që në
fillim. Në qoftë se versioni i ri që Microsoft do të nxjerrë në
korrik, do të jetë i ngjashëm me atë të nxjerrë në këto foto, të gjithë
ata që shpresonin për ndryshime të mëdha do të mbeten të zhgënjyer.
Butoni Start nuk duket fare dhe opsionet në anën e djathtë të ekranit
duken njësoj. N.q.se këtë version doni ta testoni është më mirë ta
bëni në një Virtual Machine, në vend të një kompjuteri të mirëfilltë.
Një numër i caktuar përdoruesish kanë raportuar vështirësi për ta
instaluar . Duke marrë në konsideratë që versioni beta do të dalë nesër,
është mirë mos ta provoni këtë version kinez. Nëqoftëse këtë
version të nxjerrë doni ta testoni, është më mir ta bëni në një Virtual
Machine, në vend të një kompjuter të mirëfilltë.Një numër i caktuar
përdoruesash kanë raportuar vështirësi për ta instaluar dhe ta nisin.
Duke konsideruar që versioni beta do të dalë nesër, është mirë mos ta
provoni këtë version kinez.
0 comments:
Post a Comment