Si t’jua bëni backup skedarëve në Windows

Kompjuterët e kanë një tendencë për të shkuar në rrugën e gabuar nga koha në kohë. Gjatë këtyre ditëve dështimi i hard disqeve është i rrallë, por ndodh. Njëri nga problemet më të zakonshme këtyre ditëve është rreziku nga viruset, me disa nga më seriozët të cilët mund të infektojnë sistemin tuaj të skedarëve në disk. Përdoruesi mesatar në shtëpi me siguri do të dëshironte t’i ruante skedarët më të rëndësishëm dhe pasi që këta skedarë ndryshohen, kryerja e një ruajtjeje të plotë një herë në javë/muaj mund të jetë e nevojshme. Nëse jeni duke shikuar për një rrugë të lehtë për të përdorur softuerë për ruajtje të skedarëve atëherë softueri pa pagesë BitReplica nga Auslogics mund të jetë një zgjidhje e mirë për ju. Çdo “backup” që e kryen i ka tre hapa: krijimi i profilit, përzgjedhja e follderëve që dëshironi t’jua bëni “backup” dhe pastaj përzgjedhja e vendit të ruajtjes.

Si të bësh “backup” në BitReplica?

 
Kur së pari e filloni programin do të shihni që programi paraqet informacione të ndryshme rreth sistemit, duke përfshirë gjendjen S.M.A.R.T në diskun primar në ballinë. Një klikim në butonin për profil të ri e hap një menaxhues të konfigurimit si “magjistar” të vogël ku ju mund të konfiguroni opsionet e mëposhtme: "What" paraqet se çfarë follderë dhe skedarë dëshironi që t’ua bëni “backup” në kompjuterin tuaj personal. Një listë e lokacioneve të popullarizuara dhe gjërave paraqitet në ekran. Kjo përfshin follderët e posaçëm të përdoruesit si My Documents, por edhe vendet ku ruhen gjërat nga shfletimi dhe klienti për email Këto mund të përzgjedhin me një klikim të vetëm dhe listohen së bashku me lokacionin e tyre dhe madhësinë e përgjithshme. Është normale që edhe të zgjidhni ndonjë follder tjetër që ju dëshironi.
"Where" paraqet vendin ku do të ruhet “backupi”. Softueri për backup paraqet të gjitha disqet e lidhura. Nëse ju jeni të sigurt se ku duhet ta ruani, klikoni në lidhjen për sugjerim në faqe për të pasur një sugjerim nga programi për vendin më të përshtatshëm. Programi mbështet vetëm disqet e lidhura dhe jo vendet e largëta përgjatë ftp-së, sftp-së ose protokolleve të tjera.
"How" ua mundëson zgjedhjen e njërës nga katër metodat e mundshme për “backup”. Nga kopjimi i thjeshtë i skedarëve në vendin e caktuar dhe mbishkrimi i “backupave” të kaluar, sinkronizimin, “backupat” e ndryshëm dhe në rritje. "When" konfiguron nëse “backupat” janë të rregulluar manualisht ose me orar. "Advanced" së fundi ua mundëson që të përjashtoni skedarë, aplikacioni konfigurimi që dëshironi të funksionojnë përpara ose pas “backupit” dhe rregullimet e avancuara të konfigurimit të “backupit” si një test vërtetimi.

 
Sapo e keni konfiguruar profilin e “backupit” ju do ta shihni atë të listuar në ballinë. Aty pastaj e keni opsionin për të kryer “backupa” individualë ose të gjithë “backupat” menjëherë.
Opsionet e tjera të gatshme këtu përfshijnë një dyfishim të një profili, një kopjeje në desktop për të kryer “backupin” me një klikim të dyfishtë në atë kopje dhe opsionet për rregullat e eksportit dhe importit.
BitReplica është një softuer për backup që është i lehtë për t’u përdorur. Megjithëse çalon në veçoritë si enkriptimi dhe mbrojtja me fjalëkalime e “backupave”, zgjidhni vendet e largëta, ose krijoni një hard disk ose “imazh” të pjesës. Nëse ju thjesht jeni duke dashur ta bëni një backup dhe siguria nuk është edhe shumë me rëndësi, atëherë kjo alternativë mund të jetë e përshtatshme për ju.
Klikoni këtu për të shkuar dhe për ta shkarkuar BitReplica . Ky softuer është i përshtatëm me të gjitha edicionet 32-bit dhe 64-bit të sistemit operativ Windows.