Nokia më në fund u bë shumë guximtare, dhe pas një kohe relativisht
të gjatë, përsëri na dhuroi një inovacion të madh për të cilin zhvillim
pohojnë se kanë harxhuar më shumë se pesë vite, prandaj PCWorld ka
vendosur ta bëjë një vështrim dhe t’i sjell detajet kryesore për
lexuesit e vet.
Teknologjia PureView për here të parë u shfaq në
modelin Nokia 808 me të cilin Nokia ka vendosur të dalë në treg me një
teknologji “magjike”.
Megapikselët nuk janë aq të rëndësishëm, prandaj prapa teknologjisë së
PureView qëndron krejt diçka tjetër, e këtë mund ta ndajmë në tri pjesë:
1) Sensori
Pas
prezantimit të modelit N8 në pranverë të vitit 2010, Nokia me mjaft
vetbesim pretendoi se ka integruar sensorin më të madh të përdorur
ndonjëherë. Dhe ky pretendim doli të jetë i saktë.
N8 i pajisur me një sensor prej 1/1.83”, derisa u publikua modeli 808, me të
vërtetë ishte sensori
më i madh në ndonjë celularë. Modeli i ri 808 e ndryshoi këtë gjë dhe u
vendos një rekord i ri – madhësia e sensorit 1/1.2”, që ishte dy herë
më e madhe se modeli N8. Nokia, me ndihmën e partnerëve të vet e
zhvilloi këtë sensor, gjë që do ta shtyente kompaninë Nokia ta ruante
sekretin e saj.
2) Optika
Përveç sensorit
të mirë, Nokia tashmë tradicionalisht integron optikën Carl Zeiss në
pajisjet e veta. Lentet për modelin 808 janë zhvilluar me një
bashkëpunim të ngushtë mes Nokia-s dhe Carl Zeiss-it, dhe karakterizohen
me cilësi të jashtëzakonshme të kualitetit dhe performansave të
shkëlqyeshme me të cilat i kalojnë madje edhe disa aparate të modeleve
“DSLR”, që i takojnë një klase të mesme. Këto karakteristika janë shumë
të rëndësishme,veçanërisht nëse duam cilësinë e fotografisë, nisur nga
imtësirat më të vogla të mundshme.
Lentet dhe senzori nën mikroskop
Për
të gjithë adhuruesit e teknologjive të tilla po i numërojmë disa nga
specifikat tjera të optikës. Ato përfshijnë një gjatësi të fokusit deri
8.02 mm, përkatësisht 26 mm në ekuivalencën e 35mm. Hapja e blendes
është 2.4. madhësia e pikselëve 1,4 mikronë, kurse vet konstrukcioni i
optikës përfshinë 5 elemente me lentet asferike. Me shkrepjen e
pashmangshme mekanike (për shkak të nevojës së blicit) modeli 808 mund
të krenohet edhe me një ND filtër si dhe një shkrepje shumë të fortë të
formës xenon (dy herë më të fortë se modeli N8). Rezolucioni maksimal i
fotografisë është 7728 x 5368 pikselë. Dhe kjo është me të vërtetë
mahnitëse, e shkëlqyshme!
3) Oversampling
Megjithatë,
zemra e teknologjisë PureView fshihet pas “Oversampling”, që do të
thotë se nga disa pikselë të ndryshëm, e formon një piksel të vetëm, me
qëllim që ai piksel që nxirret të jetë më cilësori i mundshëm. Falë
këtyre karakteristikave, modeli 808 do të regjistroj fotografi në
rezolucion të plotë prej 41, apo 38 megapikselësh – varësisht nga modusi
që e përdorim – dhe varësisht nga raporti i faqes së fotografisë (4:3
apo 16:9). Këto lloje të fotografive do të kenë nevojë për një hapësirë,
pasi që fotografia mund të kërkon edhe 10MB vend. Por, qëllimi i
PureView nuk është madhësia e fotografisë por cilësia e saj. Fotografia
e regjistruar prej maksimalisht 41 megapikselëve pastaj përmbledhet në
një fotografi më të vogël prej 5 apo 8 megapikselëve, dhe ashtu për çdo
pikselë me metoda të ndryshme të llogaritjes gjenerohet një piksel
“perfekt”. Gjatë rezolucionit standard prej 5 megapikselëve për një
piksel përdoren madje 7 piksel tjerë fqinj. Me këtë kombinim të numrit
më të madh të pikselëve në një mundësohet largimi i një numri të madh të
pengesave digjitale nga fotografia, e përveç kësaj përmirësohet
riprodhimi i ngjyrave për arsye se në secilin “piksel perfekt” do të
ekzistoj një piksel i kuq, gjelbër dhe i kaltër i fotografisë origjinale
(për dallim nga senzorët tjerë CMOS të cilët me procesin e
interpolacionit mund të largojnë nga nje komponentë të ngjyrave). Një
procedurë e tillë na mundëson ta marrim një fotografi 5 megapikselëshe,
me kualitet shumë të lartë në të cilën secili piksel është i krijuar
veçanërisht dhe prej tij janë larguar pengesat tipikë të cilat i shohim
në pajisjet smartfonë të ditëve të sotme, që janë fotografi të zymta, të
paqarta apo edhe që duken të papastërta. Për këtë llogaritje përgjegjës është një bashkëprocesor shtesë i cili mund të trajtoj një miliard pikselë në sekond. Por kjo nuk është e tëra….
Teknologjia
PureView na mundëson zmadhimin (zoom) e fotografisë dhe video
materialit pa e humbur fare cilësinë e objektit që e vendosim në fokus.
PureView
përdor një raport të pikselëve 7:1 për një fotografi prej 5
megapikselëve, e në rast se zmadhimi është 3x atëherë përdoret raporti
1:1, që do të thotë se prapë do të jetë fotografi prej 5 megapikselëve
vetëm që është rritur për 3x. Natyrisht, gjatë zmadhimit humbin disa
gjëra të mira që vijnë me oversampling, por megjithatë rezultati i
rritjes së fotografisë është pa humbje të kualitetit.
Në vazhdim ëshë shembulli:
Fotografia origjinale 3x zoom fotografia
Kjo
teknikë e zmadhimit mundëson që vlera e hapjes së blendes të jetë në
vlerën e njëjtë (f/2.4), gjë që në kamerat tradicionalisht kompakte nuk
është e mundur, por hapja e blendes zvogëlohet me rritjen e faktorit
zmadhues. Hapja sa më e madhe e blendes garanton që më shumë dritë të
mbërrijë në sensor që njëherit do të thotë se në të gjitha nivelet e
zmadhuesit modeli 808 ka përfaqësim më real të skenave të regjistruara,
por edhe një shpejtësi më të madhe të shkrepjes që është shumë e
rëndësishme kur regjistrohet në errësirë. Përveç kësaj largohet edhe
shtrembërimi që shfaqet shpesh tek zmadhuesi optik. Përveç
fotografimit, modeli 808 mundëson edhe regjistrimin e videove full HD
(1080p) me 30 korniza për sekond, gjithashtu duke mos e humbur cilësinë
madje deri në 4x. Interesante është edhe një gjë tjetër: Nokia 808 mund
të regjistroj tinguj stereo me forcë prej 140db pa shtrembërim, që
shkurt do të thotë se regjistrimet tuaja në ndonjë koncert do të jenë me
cilësi të shkëlqyer zërimi. Pra vlerësimi i përgjithshëm pas
vështrimit,është i mahnitshëm,i shkëlqyer dhe vërtetë që shënon një
epokë të re në kamerat dhe teknologjitë e tyre për celularët që i
përdorim çdo ditë. Cilido adhurues i fotografisë, kamerës, zërimit, mund
të ndjehet i lumtur dhe i qetë, nëse është i përcjell nga aparate me
teknologji të tillë. Fotografitë origjinale të regjistruara me modelin 808 i gjeni në vijim, apo edhe në këtë link
direkt te përshkrimi i modelit Nokia 808.
0 comments:
Post a Comment