Kriminelët kibernetikë po rishkruajnë virusin e sofistikuar Flame për të mbuluar gjurmët

Në muajin Maj të këtij viti, Kaspersky Lab njoftoi zbulimin e një “programi tepër të sofistikuar me qëllim të keq”, i quajtur Flame, i cili është i aftë të vjedhë informacione të vlefshme nga sistemet, përfshirë këtu dhe bisedat audio. Kasersky Lab, më vonë iu referua Flame, si “arma më komplekse kibernetike” dhe ata zbuluan se mendjet kriminale janë të lidhura me zhvilluesit e Stuxnet dhe Duqu. Përgjegjësit për “ndezjen” e virusit Flame janë duke u përpjekur të fshijnë kodin nga sistemet e infektuara dhe me sa duket, ata duan të parandalojnë viktimat që të mos e vënë re kurrë që të dhënat e tyre janë vjedhur. Ekspertët e kompjuterave po përpiqen të kthejnë kodin dhe të kuptojnë se cila është mënyra më e mirë e mbrojtjes së PC-së nga infeksionet dhe mundësisht të zbulojnë përgjegjësit e sulmeve.