ASRock, kompania guximtare që u nda nga Asus para një dekade,
deklaron se është motherboardi i parë që ka kaluar provën për Windows 8
dhe ka marrë çertifikatën e saj. “ASRock është fituesi i vërtetë në
garën e Windows 8″ – tha në një deklaratë. Zv. Presidenti, James Lee, i
cili shtoi: “Si udhëheqës në fushën e motherboard-ve, është detyra jonë
të sjellim të rejat më të fundit teknologjike, të cilat janë të
disponueshme për përdoruesit. Duke filluar nga motherboard i ASRock,
çdokush ishte i aftë të kuptonte pjesët e pajisjeve. Përdoruesit ishin
të aftë të zgjidhnin motherboardin e duhur për ta.”
Siç duket,
diçka shkoi keq në këtë deklaratë të pakuptueshme, gjithësesi është e
qartë se kompania duket e lumtur për miratimin nga Windows 8. ASRock nuk
tha se cili motherboard ishte përveç H61M-VHS, e cila duket në një sërë
fotosh të bashkëngjitura. H61M-HVS është një motherboard me dy kanale,
me vende për memorje DDR3, një PCI-E x16, porta SATA 3Gbps dhe një seri
specifikash të tjera. Windows 8 është i disponueshëm për t’u
shkarkuar në formë preview. Asnjë datë zyrtare e lançimit nuk është
vendosur, edhe pse besohet se do të jetë në tetor.
0 comments:
Post a Comment