AMD lançon kartën grafike 28nm FirePro W600

Profesionistët e kartave grafike për AMD, për të integruar arkitekturën e vet në serinë FirePro, nuk duhet të presin më. Krijuesit e çipit Sunnyvale, lajmëruan se karta e re grafike FirePro W600 do të jetë e disponueshme për blerje karta e parë grafike profesionale e kompanisë që ka ndërtimin GCN dhe teknologjinë e prodhimit 28nm. FitePro W600 është kartë grafike një vendëshe dhe e aftë të mbajë 6 pamje me rezolucione të larta ose projektorë nëpërmjet lidhësve DisplayPort që ka. Ai ka një memorje 2GB GDDR5, suporton 2 nivele videoje HD të AMD Unified Video Decoder dhe mundësinë që të krijojë një imazh të vetëm. Gjëja më interesantë është se FirePro W600 ndjek një drejtim tjetër në treg nga kartat e tjera FirePro. AMD i drejtohet konsumatorëve që kanë nevojë për një kartë grafike të aftë, për paraqitjen e shumë ekraneve njëherazi.

"Të vëzhguarit e tabelës me oraret aeroportit apo reklamat e ndryshme në qendër të qyteteve në ekranet e shumëfishtë janë bërë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë,"  
- tha Matt Skynner, Zv. Presidenti i departamentit të kartave grafike të AMD. "Për të krijuar këto shfaqje, nevojitet një teknologji e lartë, e cila mund të zëvendësohet shumë lehtë me teknologji më të reja pasardhëse. Me lançimin e AMD FirePro W600, AMD ndihmon në industrine e paraqitjes grafike profesionale."
Shpejtësitë e orës mbeten akoma një mister, edhe pse AMD tha se W600 ka një ndërfaqe paraqitjeje me memorje 128-bit dhe 75W TDP.