Ndërmarrja e sigurisë, SophosLabs, thotë që telefonët me sistemin
operativ Android janë pjesërisht të dobët ndaj sulmeve keqdashëse, pas
hulumtimit të statistikave nga instalimet e aplikacionit të vet të
sigurisë në platformën e Google. Studimi, i kryer në 118 shtete,
zbuloi pesë lloje të sulmeve keqdashëse që paraqitnin rrezikun më të
madh për telefonët me Android, duke përfshirë ata që kur ju
regjistroheni për një shërbim premium jua lexon SMS-të tuaja dhe i
largon paralajmërimet që ju vijnë. Andr/BBridge – një virus ky i
njohur, është bashkuar nga aplikacioni keqdashës “Battery Doctor” që në
mënyrë të rreme thotë se e ruan jetëgjatësinë e baterisë dhe dërgon
informacionin tuaj personal tek një server duke përdorur HTTP-në;
variantet e virusit Android Plankton që sulmojnë me reklama të ashpra;
Dr Sheep-A që hakon llogaritë e rrjeteve sociale; dhe më së shumti,
sulmi keqdashës Andr/PJApps-C në Android – që sjell para nga
aplikacionet tashmë të hakuara. Këto llogari për mbi 63 përqind të
sulmeve të gjetura keqdashëse në Android nga Sophos, kanë mbuluar
rivalin e vet më të afërt me mbi 50 përqind. Graham Cluley,
këshilltar i lartë i sigurisë në ndërmarrjen Sophos, tha “vëllimi i
maluerëve që kemi zbuluar tregon se siguria mobile është një problem
real dhe rritës, veçanërisht në Android.
“Kriminelët
janë duke krijuar më tepër maluerë të shënjestruar për nevojat e
përdoruesve të platformave dhe smartfonëve të ndryshëm për të ngritur
faktin që më siguria nuk është e kufizuar në PC, por që celularët dhe
tabletët janë poashtu në rrezik nëse nuk mbrohen aq sa duhet.” Përdoruesit
e smartfonëve kanë treguar që shumica e infektimeve vijnë nga
aplikacionet anësore, që paraqesin programe të paguara nga burime
jozyrtare, dhe që ofrohen falas nga piratët të cilët tashmë i kanë
ruajtur ato programe me trojanë për celularë.
0 comments:
Post a Comment