Siguria Digjitale ( Digital Security )

Teknologjitë e reja ofrojnë mundësi të pasura për të gjithë, por në mënyrë të veçantë për fëmijët dhe të rinjtë, që mësojnë komunikimin dhe krijimin e relacioneve me të tjerët, në mënyra dhe mjete që deri para disa vitesh ishin plotësisht të panjohura. Kështu, bota e internetit pjesë integrale e realitetit tonë të përditshëm dhe sigurisë digjitale është sigurisht njëra nga tematikat më të rëndësishme që duhet trajtuar, duke parë numrin e madh të rreziqeve që paraqiten çdo ditë tek ata që përdorin një kompjuter.
Ky është një demonstrim i qartë i rritjes së fenomenit të mashtrimeve në rrjet, përpjekjet e plagjiaturës, fenomenit të piraterisë së informatikës (marrja e letrave kredenciale bankare, dërgesave joreale elektronike me email të shërbimeve financiare publike dhe private), ndërhyrja nga ana e hakerave edhe në sistemet informative më të “blinduara”.

Ne të gjithë e njohim rëndësinë e sigurisë së informatikës por kjo mbetet një temë pak më pak e debatuar, por është e qartë nga të gjithë ne, që nuk mund të neglizhohet e as të nënçmohet: sistemet e Policy edhe pse në qoftëse jo të mbështetura nga një akt formues i aftë që të stimulojë mbrojtjen e një “kulture digjitale” rezultojnë jo efektive në kundërvënien dhe përhapjen e vazhdueshme të fenomenit.
Është me rëndësi që secili të ketë ndërgjegjen e rreziqeve që mund të kalojnë përmes përdorimit të pakujdesshëm të kësaj pajisje: ndër fenomenet më të zakonshëm në mesin e të rinjve, mbi rrezikun e pornografisë, lojëra kumari në internet online dhe fenomeni i ri i sexting (term i përdorur për të përshkruar dërgimin e porosive apo imazheve seksualisht sugjestive).
Permes EIPASS® , ë është Pasaportë Europiane në Informatike e ofruar nga CERTIPASS, i cili është zyrtarisht i regjistruar nga përfaqësuesit e interesit të Komisionit Evropian, po punohet që edhe në Kosovë të krijohen iniciativa për sensibilizim me karakter edukativ, duke i besuar jo vetëm rolit individual, por edhe atyre të Institucioneve e në rend të parë Institucioneve Shkollore, shembull i till është QSE Don Bosko-Prishtinë, të cilët përmes Iniciatives se krijimit të Eipass Club Kosova kontribuojnë në përhapjen e një kulture digjitale , sigurie digjitale ndaj teknologjive të reja.


 
Eipass Club Kosova kontribuon në ndërtimin e “qytetarëve digjital” nën rregull të plotë, në formimin e individualiteteve të ndërgjegjshme, përgjegjëse dhe në gjendje për të menaxhuar me autonomi edhe rreziqet.
Nder të tjera Eipass Club Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin në mesin e grupeve të përdoruesve të përcaktuara në rrezik, të tillë si fëmijët dhe familjet në lidhje me rreziqet dhe kurthet që mund të ju ndodhin kur përdorin internetin, të zhvillojë aftësitë dhe sjelljet që mbrojnë veten dhe familjen e tyre nga rreziqet që hasin në internet.
Aktiviteti i club-it ka për qellim të sensibilizoj të gjithë për një përdorim të drejtë të teknologjisë informatike dhe për një “edukim digjital” sa më korrekt.

Qëllimet e projektit
“Mediat e reja” prezantojnë, sigurisht, një mundësi të re dhe të madhe, parasëgjithash për gjeneratat e reja, një mundësi takimi, komunikimi, por edhe një pjekuri individuale dhe kolektive; shprehin një mënyrë të re të përgatitjes dhe të lidhjes së tyre me të tashmen dhe me të ardhmen: pikërisht për këtë përkrahje të madhe është fundamentale njohja e rregullave, në mënyrë që të mund të parandalohen dhe eventualisht të menaxhohen rreziqet e paraqitura në rrjet, në mënyrë që të shfrytëzohen sa më shumë potencialet e mëdha.
Duke ju referuar ideve të shumta sa i përket problematikave dhe iniciativave për realizimin e objektivave do të jenë të thirrur të japin kontributin në lidhje me rolin dhe përgjegjësitë specifike, Institucionet Shkollore, Agjencitë edukative si referencë, Institucionet private që operojnë në ambientet sociale dhe që janë të interesuara për raporte partneriteti dhe bashkëpunimi si dhe të gjitha Autoritetet kompetente.
Informacione shtesë rreth Eipassit.