Samsung paralajmëroi versionin e freskuar të portativit të vet
Series 7 Gamer. Risia në ofertë ka të bëjë me procesorët Core i7 të
gjeneratës Ivy Bridge të paraqitur kohë më parë.
Portativi
vjen me ekran 17.3-inçësh me rezolucionin prej 1,920 x 1,080 piksel, dhe
përdorë teknologjinë SuperBright që mundëson ndriçimin maksimal deri në
400 nit. Grafika është GeForce GTX675M, portativi shitet me 16 GB RAM,
dhe me 1.5 TB hapësirë në disk.
Portativi ofron katër mënyra të punës. Në Gaming Mode tastet për
manipulimin e lojës ndriçohen me ngjyrë të kuqu, e ndriçimi rreth
altoparlantit pulson në përputhje me zërat e lojës.
Tasti Windows dhe
touchpadi në këtë mënyrë të punës janë të paaftësuar. Ekziston edhe
General Mode, dhe Silent mode në të cilin deaktivizohen të gjithë zërat
dhe ventilatori. Në mënyrën e punës PowerSaver arrihet kursimi i
baterisë.
Çmimi i propozuar për shitje i portativit me pajisjet elementare për tregun amerikan është 1,900 dollarë.
0 comments:
Post a Comment