Sot gjatë ditës, Google ka filluar të lëshojë një version të ri
të përkthimit në Gmail, shërbim i cili është dizajnuar që të mundësojë
komunikimin tuaj me email në çdo gjuhë të botës.
Për më tepër, Google tani mendon se ky shërbim tani është i gatshëm për përdorim në masë.
Derisa ishte duke e testuar këtë shërbim në laboratorin e saj, ky
funksion i ri në kuadër të Gmail, thuhej se ishte ndër më të preferuarit
nga përdoruesit.
Në deklaratën e Google thuhet se “nëse të gjithë janë duke e përdorur
Gmail’in, atëherë komunikimi juaj me email mund të jetë në gjuhë të
ndryshme të botës, ku secili prej jush mund të lexojë mesazhet në gjuhën
të cilën e kupton”.
Google tashmë ka filluar të lëshojë këtë funksion të ri në emaila,
ndërsa në ditët në vijim i njëjti do të jetë në dispozicion për shumicën
prej nesh.
0 comments:
Post a Comment