iPhone 5 LM, koncept tjetër për iPhone

Një dizajner më emrin Antoine Brieux ka dalë me një koncept tepër të mrekullueshëm për iPhone, koncept ky i quajtur iPhone 5 Liquid Metal (LM).
Dizajneri francez krijoi konceptin e iPhone 5 më një përformancë të lartë të shtresës së jashtme të quajtur Liquidmetal, dhe gjithashtu edhe me disa specifika të menduara nga vetë ai, të cilat mund të shihen në foton më lartë.
Ai gjithashtu ka vendosur të përdorë butonin ‘home’, duke thënë se iPhone pa butonin ‘home’ nuk do të duket më si iPhone, por si ndonjë tjetër smartphone.