Nvidia na kishte paralajmëruar, por deri
mbrëmjen e djeshme nuk kishim asnjë lloj ideje, madje nuk e dinim fare
nëse duhet të shpresonim për diçka të mirë apo jo.
Asnjëri nuk priste asgjë derisa drejtori i
përgjithshëm i Nvidia-s Jen-Hsun deklaroi se do të nxjerrin në treg
Nvidian e re GTX 690 per 999$.
Modelit të ri nuk i është testuar performanca
akoma, por duke parë mbështjelljen prej alumini që ka, e cila është e
njëjtë me atë të GTX 680, mund të themi me siguri që kjo do të jetë
karta grafike më e mirë që mund të blini. GTX 690 ka 3072 bërthama CUDA,
duke vepruar me një shpejtësi 915 MHz, e cila mund të arrijë limitin
prej 1019 Mhz. Të dyja këto shifra janë paksa më të ulëta se ato që
ofron GTX 680, por jo me diferencë shumë të madhe, duke konsideruar dhe
nxehtësinë që prodhohet në një hapësirë aq të vogël.
Ora e memories
është 6GHz, dhe çdo bërthamë ka qasje në 2GB RAM GDDR5, në një total
prej 4GB.
Vetë dizajnimi i kartës është mbresëlënës. Përveç
mbështjelljes prej alumini që ka nga jashtë, ka gjithashtu dritare të
vogla polikarbonati, për t’i dhënë një pamje akoma më unike. Karta
vepron në një fazë 10-tëshe, dhe çdo bërthamë ka burimin e vet të
ftohjes.
Nvidia premton mundësi blerjeje në datën 3 Maj.
Nëse keni 999$ në portofol gati për tu shpenzuar, mund ta blini Nvidia
GTX 690 të sigurt se do të jetë karta grafike më e mirë në treg për një
kohë shumë të gjatë.
0 comments:
Post a Comment