Google Maps nën emrin Google Maps Cube, që
është pritur për një kohë të gjatë tani është lëshuar. Objekti i lojës
është që të rrotullohet një top i vogël përgjatë një qyteti në Google
Maps dhe të arrihet caku i caktuar. Nëse arrini që ta orientoni topin në
vendin e caktuar koha juaj do të paraqitet dhe do të mund të kaloni në
nivelin tjetër.
Është mjaft e thjeshtë për t’u luajtur. Loja
është e thjeshtë: duke përdorur kursorin, përdoruesi udhëzon deri tek
një vend i caktuar përgjatë rrugëve në hartë në aq pak kohë sa është e
mundur.
Janë tetë nivele që përfshin harta në Manhatën, San
Francisco, Paris, Londër, Tokio, Las Vegas, qendra tregtare e Amerikës
dhe një hartë e zakonshme me pjesë të llojllojshme të të gjitha qyteteve
të ndryshme të kombinuara.
Deri më tani, koha më e shpejt e arritur është 2 minuta e 45 sekonda. Nëse mendoni se jeni aq të aftë sa të mund ta thyeni këtë rekord, atëherë provojeni. Edhe nëse nuk jeni aq të mirë në të, sërish mund ta provoni, pasi që mund të jetë një argëtim i këndshëm. Klikoni këtu për ta luajtur këtë lojë online.
0 comments:
Post a Comment