Iniciativa Europa-vs-Facebook, e drejtuar nga një student
austriak i drejtësisë, ditën e enjte deklaroi se kanë grumbulluar 7,000
nënshkrimet e nevojshme që obligojnë rrjetin social Facebook të
rishikojë rregullat e privatësisë.
Lajmi erdhi teksa rrjeti
Facebook, bëri publik njoftimin se IPO e vet kishte arritur çmimin prej
38 dollarëve për aksion, që do t’i jepte kësaj ndërmarrje vlerën
marramendëse në treg prej 104 miliardë dollarësh (83 miliardë euro).
Facebook
më 11 maj publikoi ndryshimet në rregullat e veta të privatësisë, pasi
që studenti austriak i drejtësisë, Max Schrems, dhe të tjerë ishin
ankuar tek përfaqësia e Facebook në Irlandë.
Schrems kritikoi
ndryshimet, duke thënë që ato paraqesin “një hap para dhe dy hapa prapa”
– ku përdoruesit humbin të drejtën ligjore për të dhënat dhe profilet e
tyre online.
Grupi i avokatëve ka propozuar ndryshime në www.our-policy.org
dhe i ka ftuar përdoruesit që të nënshkruhen – duke mëtuar arritjen e
më tepër se 7,000 nënshkrimeve, që është edhe kusht që rrjeti social
Facebook brenda shtatë ditëve të fut në votim ndryshimet e propozuara.
“Ne e arritëm të marrim më tepër se 7,000 nënshkrime për our-policy.org,” tha grupi në faqen e vet www.europe-v-facebook.org, duke thënë që më tepër ishin vendosur nënshkrime dhe komente në gjuhë tjera se sa në gjuhën angleze.
Ai
tha që numri i komenteve “sipas politikës së Facebook nënkupton se ata
nuk janë në gjendje t’i bëjnë ndryshimet e propozuara. Ne tani po presim
reagimin e parë të Facebook!”
0 comments:
Post a Comment