Alternativa për ndalimin e spam-eve ne e-mail

Nësë keni problem me spam të cilët ju grumbullohen çdo ditë, ekziston zgjidhja edhe për këtë problem. Programi i quajtur Spamihilator është plotësisht falas dhe bënë bllokimin e 98% të bërllokut (-ëve para se ata të arrijnë në emailin tuaj, duke bërë pastrimin e përditshëm të emailit tuaj.
Pasi ta keni shkarkuar nga ky link: http://www.spamihilator.com/ , vlenë të përmendet se është në versionet 32 dhe 64 bit, poashtu punon në platformat Windows 2000/2003/XP/Vista dhe 7, dhe pasi ta keni instaluar do ju paraqitet ikona sikur në foton më poshtë.

 

Me butonin e djathtë të miut klikoni në ikonën si në foto pastaj në Settings dhe do të hapen të gjitha karakteristikat e këtij programi dhe u rekomandohet që të klikoni (Launch Spamihilator at Windows startup) në mënyrë që programi të ngrihet bashkë me sistemin operativ në të cilin punon.
Tek Filter Properties e pastaj Aggressiveness zgjedhni të ashtuquajturën depërtueshmërinë e emailëve dhe poashtu mund të zgjedhni se cilët email t’i lejoni të depërtojnë.
Very low: depërtojnë të gjithë emailat përveç atyre që janë të bllokuar.
Normal: Ky opsion është i rekomanduar, bllokon shumicën e spam emailëve dhe lejon të depërtojnë vetëm emailat me rëndësi që nuk kanë lidhje me spam.
Very High: Lejon depërtimin e emailave që janë në listën tuaj të shokëve, dhe i bllokon të gjithë të tjerët.

 

Në fotot nën tekst mund ta shihni se ku mund t’i bllokoni dërguesit dhe si t’i regjistroni shokët në listën e sigurt.
Spam word është një opsion shumë i mirë në të cilën mund të shtoni dhe editoni të gjitha ato fjalë që ju mendoni se nuk e kanë vendin në emailin tuaj.
Programi ka gjithashtu edhe shumë opsione tjera mirëpo ne i paraqitëm disa nga më të rëndësishmet në mënyrë që ju të mund ta zgjidhni problemin me këta spam të mërzitshem që çdo ditë mbushin emailin tuaj.