Gjithmonë ka pasur pyetje rreth forcës së qelqit të përdorur në
smartfonë. Dhe Nokia dëshiroi të tregonte forcën e qelqit të përdorur në
modelin e saj Lumia 900, që ka një ekranin “Gorilla Glass”, me çekan
dhe disa gozhda.Në një video të postuar përdoret një çekan për të
ngulitur disa gozhda në ekran, e pastaj përdoret vet telefoni në vend
të çekanit për t’i ngulitur ato gozhda në dru. Edhe pse nuk shihet qartë
se a është gërvishur shumë ekrani, por të marrë goditje të tilla dhe
mos të thyhet është me të vërtet mbresëlënëse.
0 comments:
Post a Comment