Windows 8 është një Sistem Operativ tërësisht i ri, por shumica e
shtesave më të rëndësishme mund të jenë ato që nuk mund t’i shihni. Le
t’i hedhim një vështrim veglave dhe veçorive të reja të sigurisë në
Windows 8.
Ekrani
startues është njëri prej ndryshimeve më të theksuara në Windows 8, por
disa prej ndryshimeve më të mëdha janë më pak të dukshme.
Kur
Windows 8 të dalë në treg më vonë gjatë këtij viti, ekrani i ri startues
si dhe aplikacionet e stilit Metro me siguri se do të jenë ndryshimet e
para që do t’i vëreni, mirëpo këto nuk janë risitë e vetme. Microsoft,
gjithashtu është duke bërë edhe disa përmirësime serioze të sigurisë për
ta mbajtur sistemin tuaj të sigurt dhe poashtu për të avansuar aftësinë
e Windows-it për të luftuar virusët dhe malinjët. Ky mund të jetë
përmirësimi më i madh i Windows-it gjer më tani.
Antivirusi vjen i instaluar
Për
herë të parë në historinë e Windows-it, ju do të shijoni mbrojtjen nga
virusët, spyware, kuajt Trojan, si dhe malinj të tjerë që nga dita e
parë që do ta ndezni kompjuterin tuaj me Windows 8 – pa patur nevojë të
shpenzoni as edhe një cent. Windows 8 vjen me një version të azhurnuar
të Windows Defender që përfshinë funksionet tradicionale të një
antivirusi, si dhe mbrojtje spyware dhe veçori të tjera të sigurisë që
Windows ka ofruar qysh nga Windows Vista. Windows Defender tani ofron
mbrotje të njëjtë- si dhe një ndjenjë dhe pamje- të programit falas
antivirus Microsoft Security Essentials, të cilin Microsoft u’a ka
ofruar përdoruesve që nga viti 2009.
Windows Defender i azhurnuar zëvendëson Microsoft Security Essentials.
Derisa
Windows Defender do të ofroj së paku mbrojtje solide ndaj virusëve dhe
malinjëve, blerja e një antivirusi vjetor (si McAfee apo Norton) apo
shkarkimi i një antivirusi falas (si AVG apo Avast)
varet krejtësisht nga ju. Natyrisht, ju mund ta deaktivizoni Windows
Defender dhe të përdorni një vegël tjetër antivirus që ofron mbrojtje më
të mirë dhe veçori shtesë, por së paku të gjithë do të kenë një
mbrojtje solide.
Filtrim më i mirë i shkarkimeve
Kur Microsoft
lansoi Internet Explorer 9, kishte azhurnuar filtruesin SmartScreen për
të detektuar dhe bllokuar programet keqbërëse që keni shkarkuar; por
tani ky funksion komplimenton shumë mirë filtrimin e Ueb faqeve, dhe
funksionon shumë mirë për të bllokuar faqet e infektuara. Me Windows 8,
pjesa e monitorimit të programeve të filtruesit SmartScreen është i
integruar në Windows, dhe do të funksionoj pa marrë parasysh a përdorni
IE, Firefox, Chrome apo shfletues tjetër.
Në Windows 8, kur
startoni një program për herë të parë që keni shkarkuar nga Interneti,
atëherë filtruesi SmartScreen e kontrollon atë për ndonjë infeksion, dhe
ju njofton automatikisht nëse shfaqet ndonjë rrezik për malinj. Nëse
nuk ju shfaqet asnjë paralajmërim, atëherë ndihuni të lirë që të
përdorni programin (dhe burimin prej nga e keni shkarkuar atë).
SmartScreen shfaqë një paralajmërim për ndonjë program të rrezikshëm.
Meqenëse
Microsoft është duke shtuar veçorinë SmartScreen, ajo është duke i
fshirë paralajmërimet paraprake të Security Warning që shfaqeshin kur të
keni hapur ndonjë program të shkarkuar (paralajmërimi i vjetër shfaqte
statusin e verifikimit të publikuesit të programit dhe ju paralajmëronte
rreth programeve të shkarkuara nga Interneti).
Ky është një
ndryshim i mirëseardhur, për shkak se shkurton numrin e paralajmërimeve
që duhet të klikonit, me Windows 8 do të shihni vetëm një paralajmërim
në rast të rrezikut serioz.
Startim më i shpejt dhe më i sigurt
Duke
filluar me Windows 8, Microsoft do të filloj të promovoj metodën e re
të boot-imit, UEFI (Unified Extensible Firmware Interface), e cila
përmirëson dhe zëvendëson sistemin e vjetër të startimit BIOS që shumica
e kompjuterëve kanë përdorur për dekada me radhë. Nuk do të futemi në
detaje teknike, por UEFI ofron siguri më të mirë, kohë më të shpejt
startimi si dhe një mori benefitesh tjera.
Duke ju falenderuar
kësaj metode të re startimi (si dhe përmirësimeve tjera të sistemit),
kompjuteri juaj do të startoj më shpejt- në vetëm 8 sekonda, që nga koha
kur të shtypni butonin e ndezjes e derisa Windows të ngarkohet
plotësisht në desktop. Por besoj se do të mirëprisni edhe përmirësimet
më të vogla poashtu. Veçoria e re e startimit UEFI do të parandaloj
malinj të avansuar (si bootkit dhe rootkit) të shkaktojnë dëmtime, dhe
gjithashtu do të ndaloj sulmet e tjera gjatë startimit (si malinj që
ngarkojnë sisteme të paautorizuara operimi).
Edhe pse Windows 8 do
të funksionoj me sistemet e vjetra të startimit BIOS, megjithatë
Microsoft kërkon që kompjuterët e rinj të mbajnë çertifikimin Windows 8
për të përdorur sistemin e startimit UEFI. Kjo kërkesë e startimit të
sigurt është duke shkaktuar brenda si në industrinë e kompjuterëve e
poashtu edhe tek vet përdoruesit e energjisë për shkak se mund të
komplikoj procesin e përdorimit të distribuimeve Linux apo startimin e
dyfishtë për disa sisteme operative. Sidoqoftë, Microsoft ka premtuar se
do të mbajë kontrollin e startimit plotësisht në duart e përdoruesit,
dhe kompania kërkon që prodhuesit e sistemeve të participojnë në
çertifikimin e Windows 8 për t’u ofruar mundësi përdoruesi të
deaktivizojnë veçorinë Secure Boot në kompjuterët e tyre (por jo edhe në
tablete).
Dy lloje të reja fjalëkalimesh
Windows 8
paraqet dy llojet e reja të fjalëkalimit që mund të përdorni kur të
kyçeni në llogarinë tuaj Windows: një PIN katër shifror si dhe një
“fotografi fjalëkalimi.”
Për fjalëkalimin përmes fotografisë, ju
duhet të zgjedhni një foto apo imazh dhe të vizatoni tre gjeste (një
kombinim rrethor, vija të drejta ose klikime) në vende të ndryshme për
të krijuar “fjalëkalimin” tuaj.
Edhe
nëse vendosni të përdorni këto lloje të reja fjalëkalimesh, ju
megjithatë duhet të vendosni një fjalëkalim të rregullt. PIN-i ofron
mënyrën më të shpejt të kyçjes, kurse fjalëkalimi përmes fotos ju ofron
një mënyrë më kreative dhe argëtuese për t’u kyçur. Nganjëherë do të ju
duhet të shkruani fjalëkalimin e rregullt, atëherë kur ju duhen
privilegje administrimi për të bërë ndryshime në sistem, por megjithatë
do të jeni në gjendje që të kyçeni në llogarinë tuaj duke përdorur
PIN-in, foton, apo edhe fjalëkalimin e rregullt.
Veçori tjera shtesë të mbrojtjes
Windows
Defender i avansuar, SmartScreen, startimi i shpejt, si dhe mbrojtja e
fortë e kyçjes janë disa prej përmirësimeve më të dalluara të sigurisë
në Windows 8. Por SO i ri ka edhe më shumë avansime në sistem që nuk do
të mund t’i vëreni plotësisht. Disa komponentë kryesorë të Windows-it
(si Windows kernel, dhe ASLR) janë azhurnuar për të reduktuar sulmet dhe
shfrytëzimet e zakonshme.
0 comments:
Post a Comment