Virusët malinj kanë pasur një rritje marramendëse gjatë tre muajve të
parë të këtij viti për telefonat celularë, ndërsa numri i malinjëve për
telefonat celularë dhe tabletët Android është 1200% më shumë në
krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në raportin më të ri që publikoi McAfee (raporti mund të shikohet këtu : http://www.mcafee.com/us/ resources/reports/rp- quarterly-threat-q1-2012.pdf), thuhet se vetëm gjatë tre muajve të parë janë zbuluar 8000 malinjë të ri të shkruar për sistemin operativ të Android-it.
Në
kompaninë McAfee, këtë fakt e shpjegojnë me arsyen e popullaritetit që
ka sistemi operativ i Google-s dhe numrin e shitur të pajisjeve, duke
bërë që Android të jetë një shenjestër tërheqëse për sulmuesit.
Mangësia
që ekziston në kontrollin e aplikacioneve si dhe mundësia e shitjes së
aplikacioneve në tregjet jozyrtare tregon se trendi i sulmeve në
pajisjet Android do të vazhdojë të rritet. Mirëpo rritja e numrit të
malinjëve nuk është specifik vetëm për sistemin operativ të Android, por
edhe për platformat tjera.
McAfee
pohon se gjatë tre muajve të parë ka mbledhur më shumë se 83 milionë
kampione (mostra) të malinjëve, që është dukshëm më shumë se viti i
kaluar, kur ky numër ishte 75 milionë kampione. Edhe pse Windows mbetet
objektivi i kriminelëve kibernetik, as përdoruesit e Mac-ut nuk mund të
jenë shumë të lumtur. Kompania McAfee ka zbuluar 250 malinjë të ri për
Mac dhe rreth 150 programe antivirus mashtrues gjatë këtyre tre muajve.
Në
McAfee parashikojnë se do të ketë një rritje të numrit të malinjëve për
Mac, por edhe rregullim të malinjëve famëkeq për platformën Windows,
siç është edhe trojani Zeus. Edhe mjedisi i sistemit operativ të Apple
Mac OS X, po sulmohet në mënyrë të vazhdueshme nga më shumë malinjë,
kështu që mund të mbërrijë deri në 100 milionë kampione deri në fund të
vitit 2012.
Sipas të dhënave nga ky raport, numri më i madh i
sulmeve vjen nga SHBA-të (duke rrëzuar tabu-në se Kina është burimi i
kriminelëve kibernetikë) për shkak se në këtë vend gjenden shumica e
përdoruesve të internetit.
0 comments:
Post a Comment