Nvidia është duke arritur sukses me prodhuesit e tabletëve me një
platformë të re për një tablet Tegra 3. Ajo ka versionin Ice Cream
Sandwich të sistemit operativ Android, që mund të kishte çmimin 199
dollarë, por është vërtetë mbresëlënëse rreth mundësive që ofrohen në
hapësirën e tabletit që do të dalin kur Windows 8 të lëshohet.
Ndërtuesi
i çipave të grafikëve paraqiti një platformë të re të Androidit të
quajtur Kai në takimin vjetor të poseduesve të aksioneve të mbajtur
gjatë Konferencës për Teknologjinë GPU gjatë javës së kaluar. Së pari, e vërejtur nga The Verge,
zv-Kryetari i Marrëdhënieve me Investitorë i Nvidias, Rob Csonger,
paraqiti planet e ndërmarrjes për përdorimin e “salcës së fshehtë që
është brenda Tegra 3” për të dërguar një tablet katërbërthamor me një
çmim në fund të vitit që përkon me Kindle Fire të Amazon (shikoni këtu paraqitjen e Kai).
“Vitin
e kaluar, strategjia jonë për tablet ishte njëra nga fushat… ne do të
kishim dashur të shkonim pak më ndryshe. Na mori pak kohë, derisa
zhvilluam disa tabletë të mirë dhe unë mendoj që ata tabletë kushtonin
pak më shtrenjtë sesa mund ta mbante tregu,” – iu tha Csonger
poseduesve të aksioneve të ndërmarrjes Nvidia.
Prodhuesi i çipave
të grafikëve lëshoi gjeneratën e vet të tretë (Sistemi-në-një-çift
Tegra) gjatë nëntorit të vitit të kaluar dhe ishte përdorur nga Asus në
laptopin tablet Eee Pad Transformer Prime që u paraqit në muajin
dhjetor. Transformer Prime për momentin kushton 499 dollarë.
0 comments:
Post a Comment