Linux-it, ju deshën pothuajse 20 vjet për të nxjerrë Linux 3.0, dhe
pas një viti vjen edhe versioni Linux 3.4. Ndryshimet më të theksuara në
versionin e ri janë, mundësia për të instaluar kartela të reja grafike
si dhe një “mori” përmirësimesh në Brtfs.
Linux 3.4 pranon serinë
e kartelave grafike të Nvidia GeForce 600, por gjithsesi është e
kufizuar në versionet e saj bazë. Gjithashtu, është eksperimentuar dhe
me kartelat e AMD-së dhe ky version është plotësisht kompatibil me
serinë Radeon 7000 si dhe me krijimin e ri të AMD-së, Trinity APU.
Btrfs ka shumë të reja, duke përfshirë rritjen e performansës dhe
mënyrën se si i përballon problemet, blloqe më të mëdha të metadatave,
si dhe mjetet e reja për riparim dhe ruajtjen e të dhënave.
Modifikimet e reja të Linux duke përfshirë dhe përmirësimet e kernel,
janë vetëm maja e ajsbergut. Të gjitha ndryshimet e mëdha ndodhen
mbrapa skenave. Për më shumë detaje rreth versionit të ri mund të
shfletoni Ueb faqen zyrtare të Linux.
0 comments:
Post a Comment