Microsoft në blogun zyrtar publikoi detajet rreth versioneve të
Windows 8. Në kundërshtim me informatat e mëhershme që kishin “rrjedhur”
në të cilat përmendeshin më shumë versione, Tetëshja do të jetë në
dispozicion në krejtësisht tri versione.
Dy versione do ti
dedikohen kompjuterëve të bazuar në arkitekturën x86, ndërsa bëhet fjalë
për një Windows 8 “të zakonshëm”, dhe versionin Windows 8 Pro. Versioni
Pro në krahasim me atë standard do të sjell funksionet që i dedikohen
shfrytëzuesve të avancuar dhe atyre afarist siç janë enkriptimi
BitLocker, përkrahja për virtualizim, domenet, group policy dhe remote
desktop (host). Windows Media Center do të jetë në dispozicion si
përditësim i versionit Pro.
Kompjuterët e bazuar në ARM do të kenë një version të veçantë. Emri i këtij versioni do të jetë Windows RT, ndërsa edhe pse aplikacionet klasike x86 nuk do të mund të ekzekutohen në të, Windows RT do të ketë pjesën më të madhe të funksioneve të Windowsit “të vërtetë” dhe do të shitet me Office 15. Siç dihet nga më herët, Windows për ARM nuk do të mund të blihet në treg, por do të shitet kryesisht me kompjuterët e rinj.
0 comments:
Post a Comment