Zgjidhja e Microsoft e titulluar si
Windows Server 8 tani e ka emrin zyrtar të këtij produkti që është
“Windows Server 2012”, që ishte lajmëruar gjatë ditës së djeshme në
Samitin e Menaxhimit të Microsoftit (MMS). Tani edhe System Center 2012
është i gatshëm për të gjithë.
Windows Server 2012, sipas Brad Anderson i cili
është zëvendës kryetar i Divizionit për Siguri dhe Menaxhim në
Microsoft, Windows Server 2012 do të lëshohet gjatë këtij viti. Ai dhe
anëtarët e skuadrës së tij theksuan vizionin e Microsoftit për të
mundësuar vendosjen e thjeshtësuar të cloud në Samitin e Menaxhimit nga
Microsoft, që ishte mbajtur gjatë kësaj jave në Las Vegas ku kishte
folur Anderson.
Pjesëmarrësve në këtë ngjarje iu ishin ndarë diçka
që Anderson i quajti “cloudi privat në një kartë.” Kjo paraqet një kartë
memorie që mund të futet në një port të USB-së. Përdoruesit iu
përgjigjen disa pyetjeve dhe një cloud privat rregullohet automatikisht,
shpjegoi ai. Anderson e përshkroi cloudin privat të Microsoft në kartë
si “një runbook gjigant” të dalë nga Orkestra e System Center 2012.
System Center 2012 tani mund të blihet dhe për
momentin funksionon me prodhimin Windows Server 2008 R2 të Microsoft.
Anderson tha që System Center 2012 do të përditësohet kur Windows Server
2012 lëshohet, megjithëse nuk e ceku ndonjë datë të saktë se kur do të
ndodhë kjo.
“Asgjë kurrë nuk ka qenë kaq ambicioze,” tha ai,
duke shtuar që “është lëshimi më mahnitës i Windows Server që ne kemi
bërë ndonjëherë.”
0 comments:
Post a Comment