The Next Web transmeton se javës që vjen do të marrin dhuratë
nga 5 GB hapësirë pa pagesë në renë, e cila do të na vihet në
dispozicion në kuadër të shërbimit Google Drive. Google Drive pritet të
filloj punën kah fundi i javës që vjen si konkurrent i drejtpërdrejtë i
Dropboxit, shërbim ky për sinkronizimin dhe deponimin e të dhënave.
Google
Drive do të duhej të funksiononte në Windows dhe sistemin operativ OS
X, derisa Linuxi nuk po përmendet në thashethemet e ndryshme që po
qarkullojnë. Google Drive sipas të gjitha gjasave në mënyrë të përkryer
do të integrohet me shërbimet tjera të kompanisë dhe kështu të bëhet një
konkurrent mjaftë i rrezikshëm në tregun e deponimit. Supozohet se
integrimi i shërbimit do të duhej të pasoj edhe për telefonat mobil me
Android.
Shfrytëzuesit të cilët thonë se e kanë testuar shërbimin, janë të ngazëllyer me mundësitë dhe kualitetin e ofruar, por më shumë informata do të kuptojmë kah fundi i muajit, kur pritet të filloj punën shërbimi.
0 comments:
Post a Comment