Patenta e re e marrë nga Apple përshkruan produktet të cilët do
të mund të gëzojnë mbushjen pa tela dhe përditësimin e softuerit para se
të nxjerrën nga paketimi në të cilin shiten.
Patenta e emërtuar “Active electronic media devize packaging” të cilën e publikoi zyra amerikane e patentave, e së shpejti e zbuloi Apple Insider,
përshkruhet paketimi i cili pa tela mund të pranoj energji dhe ta kaloj
atë deri tek pajisja e cila ndodhet brenda tij. Me këtë mundësohen dy
funksione, respektivisht pajisja në paketim mbushet vazhdimisht dhe
përditësohet në versionin e fundit të softuerit para se që ta nxjerr
shfrytëzuesi nga kutia, e gjithashtu mund të përdoret edhe ekrani i
pajisjes për promocionin vizual në shitore.
Në përshkrimin e patentës përshkruhet sistemi i cili për furnizim
përdorë transmetimin e energjisë me radio valë ose përmes induksionit
magnetik. Pajisjet mund të mbushen drejtpërdrejtë pa tela nëse e
përkrahin mundësinë e këtillë, ose mbushja mund të bëhet përmes
paketimit përkatës. Pajisjet pastaj mund të aktivizohen për të shfaqur
përmbajtje promocioni, e në patentë përshkruhet edhe funksioni që
mundëson zbulimin e pajisjes e cila është e para në ballinë ashtu që
vetëm ajo të shfaq përmbajtjet përkatëse.
0 comments:
Post a Comment