Kanë rrjedhur disa specifika të çipit mobil Tegra 4 të Nvidias, i
cili në treg pritet të paraqitet vitin e ardhshëm. Sipas informatave të
publikuara, familja e çipave Tegra 4 (emri i koduar është Wayne)
përbëhet nga katër modele me performanca pesë herë më të larta se Tegra 3
dhe dhjetë herë më të larta në krahasim me Tegra 2 SoC.
Kreun
e ofertës e përbëjnë dy çipa me bërthamë 4+1 (ngjashëm me Tegra 3) por
me arkitekturën më të avancuar ARM Cortex-A15. Këta procesorë kanë për
synim tabletët 10-inçësh dhe punojnë me taktin prej 1.8 (T40) dhe 2 GHz
(T43). Dy modelet tjerë i dedikohen segmentit mainstream dhe gjithashtu
kanë dizajnin 4+1 me arkitekturën Cortex-A15 dhe takte në mes 1.2 dhe
1.8 GHz (AP40) ose arkitekturën Cortex-A9 dhe taktet e punës prej 1.2
deri në 2 GHz në rastin e çipit SP3X.
Ky i fundit i dedikohet tabletëve më të vegjël 7-inçësh, ndërsa ka të integruar përkrahjen për rrjetat mobile LTE. Koha e paraqitjes së Tegra 4 T40 është e planifikuar për çerekun e parë të vitit të ardhshëm, derisa të gjithë çipat e tjerë do të jenë në dispozicion gjatë çerekut të tretë të vitit 2013.
0 comments:
Post a Comment