Me sa duket, Google ende është duke planifikuar të lansojë tabletin e saj Nexus, dhe kjo do të ndodhë gjatë këtij viti.
Edhe pse më herët ishte thënë se tableti i Google do të
paraqitej në treg gjatë muajit prll ose maj, një burim i informuar mirë
thotë se Google Nexus Tablet nuk do të paraqitet para korrikut.
Arsyeja e shtyerjes së lansimit të tabletit, thuhet të jetë plani i
partnerëve Asus dhe Google, të cilët duan që performancat haduerike të
jenë të tilla që ta mbajnë çmimin e tabletit shumë të ulët.
Më herët ishte thënë se Nexus tablet do të vijë në treg për 249
dollarë, mirëpo pasi që Kindle Fire kushton jo më shumë se 200 dollarë,
atëherë kompanive prodhuese u mbetet ta konsiderojnë edhe një herë më
shumë koston e përdoruesit final i cili do ta blejë tabletin e tyre.
0 comments:
Post a Comment