Kompania ruse e antiviruseve Dr. Web raporton për një numër të
madh të kompjuterëve Mac të infektuar me trojanin Flashback. Ky malware
për të parën herë është vërejtur gjatë shtatorit të vitit të kaluar,
ndërsa infektimi i kompjuterëve bëhet duke u prezantuar si instalim i
Flash Player të Adobe.
Pas nisjes së isntalimit trojani në
Macintosh shfrytëzon lëshimin në Java i cili shfrytëzuesve u vjedh
fjalëkalimet dhe të dhënat tjera personale. Sipas informatave të fundit
nga Ivan Sokorin, analisti i kompanisë Dr. Web, nga malware-i Flashback
janë infektuar rreth 600,000 kompjuter Mac në mbarë botën, e numri më i
madh i tyre ndodhet në SHBA – madje 57 për qind.
Njëzet për qind të kompjuterëve të infektuar ndodhen në Kanada derisa vendet tjera me posedimin e madh të Mac-ëve të infektuar me Flashback janë Britania e Madhe (12.8 për qind) dhe Australia me 6.1 për qind. Apple qysh tani ka publikuar arnën zyrtare e cila korrigjon lëshimin e sigurisë, e ajo është në dispozicion në faqet zyrtare për sistemet operative Mac OS X Snow Leopard dhe Lion.
0 comments:
Post a Comment